Tarifat

Shërbimi i aksesit në internet- Tarifat
Sipërmarrësit që ofrojnë akses në Internet janë, në përgjithësi, të lirë të përcaktojnë dhe vendosin tarifat.
Për t’u pajisur me informacion rreth tarifave, duhet të kujtoni që:
Sipërmarrësit e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike janë të detyruar të publikojnë informacion të saktë dhe të hollësishëm për tarifat dhe kushtet e përgjithshme për aksesin dhe përdorimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike. Ky informacion publikohet me anë të mjeteve të informimit publik.
Si përdorues i ndonjë sipërmarrësi, të dhënat e tarifave duhet të jepen në kontratën e pajtimit, nëpërmjet informimit se si ju mund të siguroni informacion të përditësuar për të gjitha tarifat e aplikuara. Ky informacion duhet t’u mundësojë kontrollin mbi shumën e faturuar. Prandaj Kontrata e pajtimit duhet të përmbajë:

o    Llojin dhe nivelin e tarifave të aplikueshme për ofrimin e shërbimit;
o    Mënyrat e pagesës, ose njoftimi që informacioni jepet në faturë;
o    Kosto e instalimit ose ri-instalimit të shërbimeve, kur aplikohet;
o    Nivelet minimale të konsumit (mujore ose ndryshe), aty ku janë të aplikueshme;
o    Shpenzimet e mirëmbajtjes, aty ku janë të aplikueshme;
o    Shpenzimet për qeranë e pajisjeve, aty ku janë të aplikueshme;
o    Kushtet kryesore të alokimit të zbritjeve të llogarisë, kur aplikohen;
o    Periudhat pik dhe off-pik, kur aplikohen, dhe tarifat gjatë këtyre periudhave;
o    Si dhe ku, pajtimtari mund të sigurojë informacion të përditësuar mbi tarifat;
o    Tarifat e aplikueshme për shërbimin, që janë në fuqi ditën e nënshkrimit të kontratës, që vendosen në aneksin e kontratës;

 

Leave a reply