Shërbimi i akses internetit – Si të kontraktojmë?

Informacion i Përgjithshëm
Kontratat e pajtimit për shërbimin e aksesit në Internet, ose kushtet e përgjithshme, ose kushtet e veçanta, përmbajnë informacionin e duhur që duhet marrë në konsideratë kur nënshkruajmë për një shërbim të veçantë.

Përpara nënshkrimit të kontratës së shërbimit, ju duhet të jeni informuar me kushtet e saj kryesore, që do të thotë që gjithë përdoruesit duhet të lexojnë me kujdes përmbajtjen, përpara se të marrin përsipër detyrimet kontraktuale.

Gjatë lidhjes së kontratës së pajtimit sigurohu që kontrata e pajtimit, ndërt të tjera, të përmbajë:
informacion mbi shërbimin dhe cilësinë e tij, si dhe kohën për lidhjen fillestare;
mënyrën e mirëmbajtjes së shërbimit të ofruar;
informacion të hollësishëm për tarifat;
mënyrat e kompensimit dhe të rimbursimit në rastet kur shërbimi i kontraktuar nuk plotëson nivelin e cilësisë së parashikuar në kontratë;
udhëzime për procedurat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve;
mundësinë që të dhënat e përdoruesit të mos publikohen në numëratorin telefonik;
kontratat nuk duhet të detyrojnë lidhjen e saj me një afat fillestar prej më shumë se 24 muaj dhe me një kohëzgjatje minimale prej 12 muaj

 

 

 

Leave a reply