Faturimi

  • Në kontrata duhet të jetë e specifikuar që Fatura e shërbimit do të jetë mujore, ndërsa pajtimtarët duhet të kenë të drejtën të kontrollojnë faturat e tyre dhe të paguajnë edhe pjesërisht, pra të ekzistojnë fatura me vlera të pjesshme.
  • Në këtë kontekst AKEP rekomandon që kontrata të përfshijë:
  • Specifikime të faturës së detajuar kur kërkohet nga pajtimtari;
  • Si do të emetohet fatura (në formë elektronike apo dorazi);
  • Koha e pagesës pas dërgimit të faturës;
  • Çmimi (kur është i aplikueshëm) i ndonjë lloj fature;
  • Opsione të disponueshme për pajtimtarin për llojet e faturave, kur është e aplikueshme;
  • Pasojat e pagesave të vonuara të faturave.
    Fatura e detajuar
    Pajtimtarët e shërbimit të akses Internetit kanë të drejtë të marrin faturë të detajuar sipas kërkesës së tyre. Vemë në dukje, që kushtet në të cilat bëhet e disponueshme fatura e detajuar, si edhe niveli i detajimit, janë të përcaktuara nga sipërmarrësi sipas termave të vendosura në kontratat e pajtimit.
Leave a reply