Shërbimi i akses internetit – Cilësia e shërbimit

Informacioni mbi cilësinë e shërbimit

Së bashku me çmimin, cilësia e shërbimit është një element thelbësor për konsumatorin kur zgjedh një shërbim ose një ofrues shërbimi.
Në të njëjtën kohë cilësia e shërbimit varet nga karakteristikat teknike të pajisjes fundore, nga lloji i teknologjisë së aplikuar dhe nga elementët e rrjetit.
Për të gjetur ofertën që i plotëson pritshmëritë e tij, konsumatori duhet të informohet jo vetëm për ҫmimet, por edhe për cilësinë aktuale të këtyre shërbimeve

Informacioni që duhet të përmbajë kontrata e pajtimit

Kontrata duhet të përmbajë qartë  nivelet e cilësisë së shërbimit që sipërmarrësi merr përsipër të sigurojë për përdoruesin, d.m.th. minimumi i niveleve të cilësisë së shërbimit që çon në pagesën e kompesimit ose të rimbursimit kur nuk sigurohet cilësia e duhur.
Veç përcaktimit të kohës maksimale të lidhjes së shërbimit nga sipërmarrësi, e cila duhet të përfshihet në kontratë , AKEP sugjeron që sipërmarrësit duhet të përfshijnë tregues të caktuar të cilësisë në kontratën e pajtimit. Gjithashtu duhet bërë e njohur se kur  sipërmarrësi mund të  zgjedhë  nëse do t’i adoptojë apo jo këta tregues :
Shiko me teper: Informacioni mbi cilësinë e shërbimit

Difektet dhe asistenca teknike
Sipërmarrësit e shërbimit të akses Internetit duhet të sigurojnë shërbim të rregullt dhe të pandërprerë. Ata gjithashtu duhet të riparojnë difektet dhe të kryejnë mirëmbajtjen dhe riparimin e infrastrukturës ( rrjetin, kabllot, pajisjet radioelektrike dhe fibre optike)  dhe pajisjet telefonike, infrastruktura dhe pajisje që disponohen nga sipërmarrësit apo që përdoren për sigurimin e shërbimit. Këto detyrime duhet të pasqyrohen në Kontratat e pajtimit. Sipërmarrësit e shërbimit të akses Internetit nuk janë përgjegjës për riparimin e difekteve në pajisjet që i takojnë përdoruesit.

Gjithashtu rekomandohet, po në lidhje me këtë, që kontratat duhet të pasqyrojnë:
Detyrimin e sipërmarrësit për të rënë dakord për datën dhe kohën e riparimit me përdoruesin, kurdo qoftë e nevojshme për akses të vëndit të instalimit;
Informacion mbi shërbimin për raportimin e difekteve të raportuara dhe kushtet e funksionimit të saj (si të raportohen difektet, oret e punës, kosto e kontaktit me këtë shërbim, etj…) ;
Niveli minimal i cilësisë i ofruar me kushtet dhe kohën që duhet për të riparuar difektet.
Koha maksimale sipas së cilës, difekti nuk është riparuar, sipërmarrësi merr përsipër të informojë përdoruesin për situatën në lidhje me difektin e raportuar.

 

 

Leave a reply