Tarifat
Shërbimi i aksesit në internet- Tarifat
Sipërmarrësit që ofrojnë akses në Internet janë, në përgjithësi, të lirë të përcaktojnë dhe vendosin tarifat.
Për t’u pajisur me informacion rreth tarifave, duhet të kujtoni që:
Sipërmarrësit e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike janë të detyruar të publikojnë informacion të saktë dhe të hollësishëm për tarifat dhe kushtet e përgjithshme për aksesin dhe përdorimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike. Ky informacion publikohet me anë të mjeteve të informimit publik.
Si përdorues i ndonjë sipërmarrësi, të dhënat e tarifave duhet të jepen në kontratën e pajtimit, nëpërmjet informimit se si ju mund të siguroni informacion të përditësuar për të gjitha tarifat e aplikuara. Ky informacion duhet t’u mundësojë kontrollin mbi shumën e faturuar. Prandaj Kontrata e pajtimit duhet të përmbajë:
o Mënyrat e pagesës, ose njoftimi që informacioni jepet në faturë;
o Kosto e instalimit ose ri-instalimit të shërbimeve, kur aplikohet;
o Nivelet minimale të konsumit (mujore ose ndryshe), aty ku janë të aplikueshme;
o Shpenzimet e mirëmbajtjes, aty ku janë të aplikueshme;
o Shpenzimet për qeranë e pajisjeve, aty ku janë të aplikueshme;
o Kushtet kryesore të alokimit të zbritjeve të llogarisë, kur aplikohen;
o Periudhat pik dhe off-pik, kur aplikohen, dhe tarifat gjatë këtyre periudhave;
o Si dhe ku, pajtimtari mund të sigurojë informacion të përditësuar mbi tarifat;
o Tarifat e aplikueshme për shërbimin, që janë në fuqi ditën e nënshkrimit të kontratës, që vendosen në aneksin e kontratës;