Cilësia e Shërbimit
Që përdoruesit të jenë të informuar kur duhet të zgjedhin një sipërmarrës të shërbimit të qëndrueshëm telefonik, apo ofertën që plotëson më mirë kërkesat e tyre, ata duhet të jenë të mirëinformuar dhe me cilësinë e shërbimit të çdo sipërmarrësi. Kjo përfshin dhe sipërmarrësin e shërbimit universal.
Kjo do të thotë që në rastin kur sipërmarrësi merr përsipër të sigurojë nivele të caktuara të cilësisë dhe nuk i përmban ato, përdoruesi ka të drejtën e kompesimit, të cilën duhet ta kërkojë direkt nga sipërmarrësi, ose nëpërmjet AKEP, ose gjykatës. Nëse sipërmarrësi zgjedh të ofrojë shërbime jo me cilësinë e kërkuar, kjo gje duhet specifikuar në Kontratën e pajtimit.
Kontrata duhet të përmbajë qartë nivelet e cilësisë së së shërbimit që sipërmarrësi merr përsipër të sigurojë për përdorueisn, d.m.th. minimumi i niveleve të cilësisë së shërbimit që çon në pagesën e kompesimit ose të rimbursimit kur nuk sigurohet cilësia e duhur.
Leave a reply