Programi i Transparencës

PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE
POSTARE.

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje AKEP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AKEP do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AKEP, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.akep.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e AKEP-it është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) janë:

  1. “E drejta përinformim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave:Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)dhe përkatësisht në Ligjin nr. 9918, datë 19.08.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe Ligjin 46/2015 ‘Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë”
  4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”(këtej e tutje KDIMDP).
  6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
    • I plotë
    • I saktë
    • I përditësuar
    • I thjeshtë në konsultim
    • I kuptueshëm
    • Lehtësisht i aksesueshëm
    • I pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.akep.al në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Strukturën organizative të autoritetit publik;
  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • AKEP, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.


IV. TABELA PËRMBLEDHËSEEPROGRAMIT TË TRANSPARENCËSSË AUTORITETIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE
POSTARE

Kategoritë e
informacionit publik pa kërkesë
Baza ligjoreDokumenti/Përmbajtja Afati kohor për publikim Mënyra e publikimitStruktura përgjegjëse
Përshkrim i strukturës
organizative, funksioneve
dhe detyrave të autoritetit
publik
Neni 7/1/a/dAKEP



Vendimi Nr.56/2018 të
Kuvendit të Shqipërisë,
“Për miratimin e strukturës,
organikës, dhe
kategorizimit të pozicioneve
të punës të Autoritetit të
Komunikimeve Elektronike
dhe Postare (AKEP)


Këshilli Drejtues

Organika e AKEP

Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtorëve/ive, arsimit, kualifikimet e drejtuesve
Pas botimit në
fletoren zyrtare.

Përditësohet pas
çdo akt emërimi
Në faqen zyrtare të AKEP
“Rreth AKEP"



Në faqen zyrtare Të
Qëndrës së Botimeve Zyrtare


DSHB
Akte ndërkombëtare
ligje;
akte nën ligjore;
dokument politikash;
dokument tjetër.
Neni 7/1/b
Ligje
Vendime
Udhëzime
Udhëzues
Konventa/Legjislacion ndërkombëtar
Rregullore Këshilli Drejtues
Rregullore Brendshme Administratës
Vendime të KD


Strategji
Raporte Vjetore



Plani strategjik për monitorimin e spektrit të frekuencave.

Plani Strategjik i Inspektimit të Rrjeteve dhe Sherbimeve të Komunikimeve Elektrike.

Plani Strategjik i Inspektimit të Shërbimeve Postare.
Pas botimit në fletore zyrtare







Pas miratimit nga Këshilli Drejtues



Pas miratimit nga Këshilli Drejtues



Pas miratimit nga Këshilli Drejtues


Menjëherë pas miratimit të aktit nga Këshilli Drejtues i AKEP.

Menjëherë pas miratimit të aktit nga KD i AKEP.

Menjëherë pas miratimit të aktit nga KD i AKEP.

Në faqen zyrtare në
rubrikën
“publikime”
DJI
Informacion për procedurat
që duhen ndjekur për të
bërë një kërkesë për
informim,
adresën postare dhe
elektronike për depozitimin
e kërkesave për informim,
si dhe procedurat
e ankimit të vendimit
përkatës.
Neni
7/1/c/g
Format kërkese
Format ankese

Hapat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informacion dhe ankesën përkatëse

Adresa:
Rr. Reshit Çollaku
Orari:
E hënë-E enjte
08:00-16:30
E premte 08:00-14:00

Adresë email:
[email protected]
Pas miratimit të Programit të Transparencës






Menjëherë në rast ndryshimesh
Në faqen zyrtare të AKEP në rubrikën “E drejta përinformim”
Kordinatori për të drejtën e informimit
Të dhëna për
vendndodhjen e zyrave të
autoritetit publik,
orarin e punës,
emrin dhe kontaktet
e koordinatorit për të
drejtën e informimit.
Neni7/1/çKoordinatori

Oleons Peti
Email: [email protected]
Adresa: Rr. Reshit Çollaku
Orari: E hënë-E enjte 08:00-16:30
E premte 08:00-14:00
Pas miratimit të Urdhrit të caktimit të KoordinatoritNë faqen zyrtare të AKEP në rubrikën “E drejta përinformim”Kordinatori për të drejtën e informimit
Përshkrim
i procedurave të zgjedhjes,
kompetencave të
funksionarëve të lartë dhe
procedura e ndjekjes
për marrjen e vendimeve.
Neni 7/1/d

Ligjit nr.
9918 datë
19.05.2008
“Për
Komunikimet
Elektronike

Republikën
e
Shqipërisë”
i ndryshuar
Menjëherë pas
botimit në
fletore /zyrtare.

E përhershme


Menjëherë pas
botimit në
fletore /zyrtare.

E përhershme


Në faqen zyrtare të AKEP në rubrikën / ““Rreth AKEP" /
Legjislacioni
DJI

DSHB
Mekanizmat monitorues;
raporte auditi;
dokumentet me tregues
performance
Neni7/1/
dh
Raporte monitorimi dhe auditimi







Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë


Raporte Vjetore






Raporte të tjera
Menjehere pas
miratimit dhe
publikimit në
faqen zyrtare të
KSH/
fletore zyrtare

Menjëherë pas depozitimit në AKEP

Pas miratimit
nga KD ose
Kryetari




Menjëherë pas miratimit nga Titullari i AKEP
Në faqen zyrtare të AKEP në rubrikën
“publikime”


















Raporti vjetor publikohet ne faqen web te AKEP
DJI
DSHB
DT
DA
DMKI
DBMF
DDP
DTMRR
BuxhetiNeni 7/1/eBuxheti






Raporte






Pagesa

Debitore
Pas miratimit të
buxhetit nga
Këshilli i
Ministrave


Pas miratimit të buxhetit nga Keshilli Drejtues i Raportit Vjetor



Çdo fund vit
Në faqen zyrtare të AKEP në rubrikën ‘““legjislacion”
''“publikime”/raport vjetor’

‘ínformacion/pagesa/llojet e pagesave’

‘ínformacion/pagesa/aktet e pagesave’

‘debitore’
DBMF
Informacion për procedurat
e prokurimit.
Neni 7/1/ëRregjistri i Prokurimeve Publike
Rregjistri i realizimeve të prokurimeve publike
Menjëherë pas
dërgimit në
APP.
Në faqen zyrtare të AKEP në rubrikën /informacion/pagesaDJI

Njësia e Prokurimit

Komisioni i Blerjeve të Vogla
Shërbimet e autoritetit
për publikun.
Neni 7/1/fAutorizime dhe
licensimi

Spektri RF

Njohja e
konformitetit

Numeracioni

Domain .AL

Konsumatori

Shërbimi Postar

Telefoni

Internet

Raporte të monitorimit te cilesise se sherbimit QoS.
Raporte te monitorimit te rrezatimeve jojonizuese.

“Vendim të Komisionit (Këshillit Drejtues) të ankimit”, të cilat përmbajnë informacion mbi konstatimet dhe masat e marra gjatë procedimeve administrative të inspektimeve.

Administrimi i Domain .AL

Menjëherë në
rast
ndryshimesh

















Menjëherë pas miratimit të aktit nga Titullari i AKEP.





Menjëherë pas miratimit të aktit nga KD i AKEP.









Menjëherë pas miratimit të Rregullores ose ndryshimeve te saj, nga KD i AKEP.


Në faqen zyrtare të AKEP në rubrikën
-“Perdorues”
- “Operator”

“Domain.al”


















www.akep.al


















Rregullorja gjendet e publikuar ne faqen web te AKEP www.akep.al, në format pdf (Menuja me emërtimin “Domain” ne faqen e pare te website te AKEP).

DA
DT
DMKI
DDP
DTMRR
Paraqitja e mendimeve në
hartimin e p/akteve, etj.
Neni 7/1/gjKëshillime Publike

p/akte ligjore dhe
nenligjore
Në faqen zyrtare në
rubrikën

“Konsultime”
DJI
DSHB
DT
DA
DMKI
DBMF
DDP
DTMRR
Mbajtja e dokumentacionit
nga AP
Neni 7/1/hLigji nr.9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij
Tabelë
Pas miratimit të urdhrit të Komisionit të Ekspertizës.Në faqen zyrtare në
rubrikën
“publikime”
DSHB

Zyra e Protokoll-Arkivës
Regjistri i kërkesave dhe
përgjigjeve, sipas nenit 8
të këtij ligjit nr.119/2014.
Neni 7/1/iTabelë
Regjistri i kërkesave
dhe përgjigjeve
Pas miratimit të
programit të
transparencës.
Në faqen zyrtare në
rubrikën

“E drejta për
informim”
“E drejta përinformim”
Kordinatori për
të drejten e
informimit
Informacione dhe
dokumente që kërkohen
shpesh.
Neni 7/1/kVendime për Autorizime Individuale për 2G/3G/4G, etj




Rubrika “e-Aplikime” e njoftimeve online për Autorizim të Përgjithshëm dhe e aplikimeve online për autorizime individuale për frekuenca dhe numeracione
Regjistrat e :

1. Sipërmarrësve që ofrojnë rrjete dhe shërbime të komunikimeve elektronike.
2. Sipërmarrësve që ofrojnë rrjete që mundësojnë shërbime audiovizuale.
3. Ofruesve të shërbimeve postare
4. Autorizimeve të stacioneve radio bregdetare
5. Çertifikatave të operatorëve radiodetar
6. Licencave stacion radio në avion
7. Licencave stacion radio në anije
8. Çertifikatave dhe Licenca-ve të Radio-amatoreve Shqiptarë
9. Licencave të Radioamatorëve të huaj


Regjistrimi i pajisjeve radio sipas Rregullit Teknik të miratuar me VKM nr. 378 dt.5.6.2019



Konsultime

Rregullore

Lajme


Nëpunës civil (vende
vakante)
Menjëherë pas miratimit nga Këshilli Drejtues i AKEP.



Menjëherë pas miratimit të Rregullores ose ndryshimeve të saj, nga KD i AKEP.




Menjëherë pas çdo regjistrimi të ri, modifikimi të dhënash, apo çregjistrim.






































Menjëherë pas miratimit të Rregullores nga Këshilli Drejtues i AKEP.


Pas miratimit
nga KD ose
Kryetari

Pas miratimit
nga Kabineti

Pas çdo krijimi
të vendit vakant.
Kjo rubrikë gjendet e publikuar në Seksioni: Vendime të Këshillit Drejtues

Kjo rubrikë gjendet e publikuar në

www.aplikime.akep.al






Regjistrat publikohen në seksionin e faqes web te AKEP:

www.akep.al
Seksioni: Operatore / Regjistrat




































Regjistrat publikohen faqen web të AKEP:
www.akep.al Seksioni: Rregulloret





Në faqen zyrtare në rubrikën “konsultimet”
“publikime”
‘legjislacion’
DJI
DSHB
DT
DA
DMKI
DBMF
DDP
DTMRR

Informacione të tjera të
dobishme
Neni 7/1/lRubrika “Njoftime”





Përdorues
Operator
Domain
Menjëherë pas miratimit të tekstit për publikim nga Kryetari





Menjëherë
Kjo rubrikë gjendet në faqen e parë të faqes web të AKEP www.akep.al



Në faqen web
www.akep.al
DJI
DSHB
DT
DA
DMKI
DBMF
DDP
DTMRR

V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.akep.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.