Pyetje të shpeshta

Të gjitha
Telefoni
Internet
Shërbimi Postar
Të gjitha

A mund të ndryshoj operatorin e rrjetit duke mbajtur të njëjtin numër telefoni?

Po, ju mundet të mbani të njëjtin numër telefoni celular; edhe nëse jeni pajtimtar i telefonise fikse mund të mbani të njëjtin numër telefoni, por me kusht që të mbeteni në të njëjtën zonë telefonike.

Ju duhet të bëni një marrëveshje me operatorin tuaj të ri dhe të nënshkruani një autorizim duke treguar dëshirën tuaj për të mbajtur numrin dhe duke bërë të mundur që operatori juaj i ri të ndërmarrë hapat e nevojshëm me operatorin tuaj të mëparshëm.

Përpara largimit, ju duhet t’i paguani të gjitha detyrimet operatorit të mëparshëm.

Çfarë shpejtësie më nevojitet?

Në varësi të nevojës të përdorimit të aksesit në Internet, rekomandohen disa gjerësi brezi (shpejtësi aksesi):

  • Do ta përdorni kryesisht për navigim në Internet dhe për e-mail?

    Në këtë rast, do të ishte e mjaftueshme një shpejtësi prej 1 deri në 2 Mbps.

  • Do të shkarkoni filma apo muzikë nga Interneti?

    Atëherë mund të jetë e nevojshme një shpejtësi prej 10 Mbps. Sigurohuni që volumi i trafikut që mund të shkarkoni të jetë i lartë ose i pakufizuar.

  • Doni të luani lojra online me të tjerët?

    Atëherë është e nevojshme një shpejtësi më e lartë, dhe është në varësi të llojit të lojës që do të përdorni.

  • Do të shikoni kanalet TV nga Interneti?

    Në këtë rast ofruesi i shërbimit mund të mos ju lërë të zgjidhni shpejtësinë apo kapacitetin e lidhjes, por mund t’ju ofrojë shërbimin si kategori e veçantë.

Në rast se ju keni ndërmend të publikoni ose ngarkoni sasi të mëdha informacioni në Internet, ju duhet të keni kujdes dhe të përllogarisni dhe shpejtësinë e ngarkimit (upload).

Kujdes! nëse lidhja në Internet në shtëpinë tuaj përdoret njëkohësisht nga disa persona, atëherë kjo ndikon në shpejtësinë e secilit prej jush.

Në tabelën e mëposhtme mund të gjeni kohën teorike të shkarkimit të disa aplikacioneve nga Interneti, në varësi të shpejtësisë së aksesit në internet.

Shpejtësia teorike e shkarkimit duke përdorur web:

  • Shkarkimi i materiali nga një faqe (250 kB)
    • 2 Mbps: 1 sekondë
    • 8 Mbps: 0.3 sekonda
    • 24 Mbps: 0.1 sekonda
    • 50Mbps: < 0.1 sekonda
  • Shkarkimi i një kënge (5 MB)
    • 2 Mbps: 21 sekonda
    • 8 Mbps: 5 sekonda
    • 24 Mbps: 2 sekonda
    • 50Mbps: 1 sekondë
  • Shkarkimi i një video muzikore (25 MB)
    • 2 Mbps: 1 minutë 45 sekonda
    • 8 Mbps: 26 sekonda
    • 24 Mbps: 9 sekonda
    • 50Mbps: 4 sekonda
  • Shkarkimi i një filmi me cilësi të ulët (750 MB)
    • 2 Mbps: 52 minuta
    • 8 Mbps: 13 minuta 6 sekonda
    • 24 Mbps: 4 minuta 22 sekonda
    • 50Mbps: 2 minuta
  • Shkarkimi i një filmi me cilësi të lartë -DVD (4 GB)
    • 2 Mbps: 4 orë 48 minuta
    • 8 Mbps: 1 orë 11 minuta
    • 24 Mbps: 24 minuta
    • 50Mbps: 11 minuta

Kujdes! Ofruesi i shërbimit mundet që të japë shpejtësinë makimale të lidhjes. Kjo nënkupton që shpejtësia e reklamuar mund të arrihet vetëm në kushtet optimale. Shpejtësia reale e lidhjes varet nga disa faktorë si; distanca nga shtëpia juaj deri tek qendra e operatorit, numri i personave të cilët përdorin rrjetin në kohën e shkarkimit dhe nga kapaciteti i serverit nga po shkarkohet materiali.

Në tabelën e mëposhtme mund të gjeni volumin mesatar të shpejtësisë së nevojshme për programet më të njohur:

  • Chat: ≈ 3 MB/h
  • E-mail pa material bashkangjitur: ≈ 10 kB/email
  • E-mail me material bashkangjitur: ≈ 100 kB/email
  • Foto: ≈ 3 MB/foto
  • Lundrim në internet (përfshirë Facebook dhe Twitter): ≈ 10 MB/h
  • VoIP: ≈ 500 kB/minutë
  • MP3: ≈ 5 MB/ cope
  • Video e shkurtër: ≈ 25 MB /klip
  • Film me cilësi normale (SD): ≈ 750 MB / 1orë e 30 min film
  • Film me cilësi HD: ≈ 4 GB / 1orë e 30 min film
  • Video në kohë reale (Live, youtube): ≈ 5 MB / minute
  • Aplikacione dhe programe: ≈ 10 MB / copë
  • Lojra online (Playstation, Xbox, Wii): ≈ 50 MB /h

A u nështrohen formaliteteve doganore objektet dhe mallrat që vijohen nëpërmjet shërbimit postar?

Po, objektet dhe mallrat e vijuara nëpërmjet shërbimit postar u nënshtrohen formaliteteve dhe kontrolleve të nevojshme doganore dhe mund të jenë objekt i tarifës doganore, tatimeve apo taksave të tjera sipas legjilacionit në fuqi. Në rast se objekti juaj është një blerje on-line dhe vlera e deklaruar e tij i kalon 22 euro, atëherë ju duhet të paguani detyrimin doganor në shumën 22.4% të vlerës së deklaruar. Përpara postimit apo tërheqjes së pakove/kolive pyesni ofruesin e shërbimit mbi kushtet dhe formalitet doganore të eksport-importit të mallrave të përmbajtura në pako/koli.

Sa kushton bartja e numrit ?

Përsa i përket shërbimit të portabilitetit të numrit, kosto e eksportimit të numrit mbulohet nga operatori marrës dhe nuk paguhet nga pajtimtari.

A jemi të rrezikuar nga ekspozimi ndaj valëve elektromagnetike të telefonave celularë, stacioneve bazë dhe transmetuesve të tyre në Shqipëri?

AKEP nuk është autoriteti përgjegjës i cili mund të arrijë në konkluzione mbi ndikimin e rrezatimeve në shëndetin e popullatës dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të komentojë mbi çështje të tilla.

Megjithatë, gjatë 2018 AKEP ka kryer një program matjesh për të vlerësuar nivelet e emetimit rreth stacioneve bazë të telefonisë celulare. Rezulatet e këtyre matjeve të regjistruara deri tani tregojnë se nivelet i rrezatimeve të emetuara nga antenat celulare nuk e tejkalojnë pragun sigurisë të përcatuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jo Jonizues (ICNIRP).

për me tepër lexo: EKSPOZIMI NDAJ FUSHAVE ELEKTROMAGNETIKE

Ku gjendet zyra më e afërt postare që ofron shërbime universale postare?

Shërbimit universal postar përfshin ofrimin e vazhdueshëm të shërbimit postar me një cilësi të përcaktuar dhe me çmime të përballueshme. Shërbimi universal postar përfshin kërkesat minimale të mëposhtme:

  • pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e objekteve postare që peshojnë deri në 2 kg
  • pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e pakove postare që peshojnë deri në 10 kg
shërbimet për objektet postare të regjistruara dhe objektet postare të siguruara. Për të gjetur zyrën më të afërt pranë vendodhjes tuaj klikoni këtu

Si mund të aksesohem në internet?

Aksesi në Internet sigurohet nga ofruesit e shërbimit (ose operatorët) të cilët janë të autorizuar nga AKEP. Mënyrat kryesore të ofrimit të shërbimit në shtëpi apo ambiente tregtare janë:

  • me anë të linjave (DSL)
  • me kabllo koaksial (Coax)
  • me Fibër Optike (FO)
  • me antenë (Wireless)

Si të veproj nëse kam thirrje të humbura nga numra me prefiks ndërkombëtarë që nuk i njoh?

Nëse keni thirrje të humbura në aparatin tuaj celular nga numra të cilët nuk i njihni (me prefiks ndërkombëtar) duhet të kini kujdes para se të ktheni thirrjen drejt këtyre numrave.

Kjo për shkak se ka shumë mundësi të bini pre e skemave mashtruese të thirrjeve të humbura, duke rezultuar në fatura të larta për përdoruesit me paspagim apo harxhim shumë të shpejtë të krediteve të përdoruesve me parapagim.

për me tepër lexo: Sqarime dhe Këshilla për shmangien e skemave të mashtrimit me thirrjet telefonike

Cilët janë ofruesit e shërbimit të shpejtë postar-shërbimit ekspres?

Shërbimi i shpejtë postar apo ndryshe shërbimi ekspres ofrohet nga disa ofrues shërbimi të listuar në këtë tabelë dhe sipas shtrirjes gjeografike. Për më tepër rreth këtij shërbimi kontaktoni drejtpërsëdrejti ofruesit e shërbimit.

Shpejtësia teorike e shkarkimit duke përdorur web :

  • Shkarkimi i materiali nga një faqe (250 kB)
    • 2 Mbps: 1 sekondë
    • 8 Mbps: 0.3 sekonda
    • 24 Mbps: 0.1 sekonda
    • 50Mbps: < 0.1 sekonda
  • Shkarkimi i një kënge (5 MB)
    • 2 Mbps: 21 sekonda
    • 8 Mbps: 5 sekonda
    • 24 Mbps: 2 sekonda
    • 50Mbps: 1 sekondë
  • Shkarkimi i një video muzikore (25 MB)
    • 2 Mbps: 1 minutë 45 sekonda
    • 8 Mbps: 26 sekonda
    • 24 Mbps: 9 sekonda
    • 50Mbps: 4 sekonda
  • Shkarkimi i një filmi me cilësi të ulët (750 MB)
    • 2 Mbps: 52 minuta
    • 8 Mbps: 13 minuta 6 sekonda
    • 24 Mbps: 4 minuta 22 sekonda
    • 50Mbps: 2 minuta
  • Shkarkimi i një filmi me cilësi të lartë -DVD (4 GB)
    • 2 Mbps: 4 orë 48 minuta
    • 8 Mbps: 1 orë 11 minuta
    • 24 Mbps: 24 minuta
    • 50Mbps: 11 minuta

Kujdes! Ofruesi i shërbimit mundet që të japë shpejtësinë makimale të lidhjes. Kjo nënkupton që shpejtësia e reklamuar mund të arrihet vetëm në kushtet optimale. Shpejtësia reale e lidhjes varet nga disa faktorë si; distanca nga shtëpia juaj deri tek qendra e operatorit, numri i personave të cilët përdorin rrjetin në kohën e shkarkimit dhe nga kapaciteti i serverit nga po shkarkohet materiali.

Në tabelën e mëposhtme mund të gjeni volumin mesatar të shpejtësisë së nevojshme për programet më të njohur:

  • Chat: ≈ 3 MB/h
  • E-mail pa material bashkangjitur: ≈ 10 kB/email
  • E-mail me material bashkangjitur: ≈ 100 kB/email
  • Foto: ≈ 3 MB/foto
  • Lundrim në internet (përfshirë Facebook dhe Twitter): ≈ 10 MB/h
  • VoIP: ≈ 500 kB/minutë
  • MP3: ≈ 5 MB/ cope
  • Video e shkurtër: ≈ 25 MB /klip
  • Film me cilësi normale (SD): ≈ 750 MB / 1orë e 30 min film
  • Film me cilësi HD: ≈ 4 GB / 1orë e 30 min film
  • Video në kohë reale (Live, youtube): ≈ 5 MB / minute
  • Aplikacione dhe programe: ≈ 10 MB / copë
  • Lojra online (Playstation, Xbox, Wii): ≈ 50 MB /h

Shërbimi Postar

A u nështrohen formaliteteve doganore objektet dhe mallrat që vijohen nëpërmjet shërbimit postar?

Po, objektet dhe mallrat e vijuara nëpërmjet shërbimit postar u nënshtrohen formaliteteve dhe kontrolleve të nevojshme doganore dhe mund të jenë objekt i tarifës doganore, tatimeve apo taksave të tjera sipas legjilacionit në fuqi. Në rast se objekti juaj është një blerje on-line dhe vlera e deklaruar e tij i kalon 22 euro, atëherë ju duhet të paguani detyrimin doganor në shumën 22.4% të vlerës së deklaruar. Përpara postimit apo tërheqjes së pakove/kolive pyesni ofruesin e shërbimit mbi kushtet dhe formalitet doganore të eksport-importit të mallrave të përmbajtura në pako/koli.

Ku gjendet zyra më e afërt postare që ofron shërbime universale postare?

Shërbimit universal postar përfshin ofrimin e vazhdueshëm të shërbimit postar me një cilësi të përcaktuar dhe me çmime të përballueshme. Shërbimi universal postar përfshin kërkesat minimale të mëposhtme:

  • pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e objekteve postare që peshojnë deri në 2 kg
  • pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e pakove postare që peshojnë deri në 10 kg
shërbimet për objektet postare të regjistruara dhe objektet postare të siguruara. Për të gjetur zyrën më të afërt pranë vendodhjes tuaj klikoni këtu

Cilët janë ofruesit e shërbimit të shpejtë postar-shërbimit ekspres?

Shërbimi i shpejtë postar apo ndryshe shërbimi ekspres ofrohet nga disa ofrues shërbimi të listuar në këtë tabelë dhe sipas shtrirjes gjeografike. Për më tepër rreth këtij shërbimi kontaktoni drejtpërsëdrejti ofruesit e shërbimit.

Akep publikon raportet teknike mbi matjet e rrezatimeve të telefonisë celulare me anë të metodës broadband measurement.

Siguria dhe ekspozimi ndaj valëve elektromagnetike të telefonave celularë, stacioneve bazë dhe transmetuesve të tyre vlerësohet si një nga shqetësimet e përdoruesve të telefonisë mobile. Gjatë 2019 AKEP po kryen një program matjesh për të vlerësuar nivelet e emetimit rreth stacioneve bazë të telefonisë celulare në të gjithë territorin e vendit. Vlerat e mara nga këto matje mund të referohen për krahasim me vlerat e përcaktuara nga ICNIRP Guidelines për “Limiting Exposure to Time‐Varying Electric, Magnetic and ElectromagneticFields”,

https://www.icnirp.org/cms/upload/publications/ICNIRPemfgdl.pdf .

Vlen të theksohet se në këtë program janë përcaktuar pikat kryesore ku do të kryhet monitorimi, kryesisht shkollat dhe spitalet. Megjithatë do të konsiderohen të gjitha kërkesat e publikut për monitorime në çdo vend ku ka qasje të pakufizuar apo cdo edhe lloj shqetësimi rreth niveleve të sinjaleve.

Rezulatet e këtyre matjeve të regjistruara deri tani tregojnë se nivelet i rrezatimeve të emetuara nga antenat celulare nuk e tejkalojnë pragun sigurisë të përcatuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jo Jonizues (ICNIRP). Asnjë instalim i testuar nga ne nuk ka tejkaluar limitin e sigurisë së specifikuar të rrezatimit. Ky program do të vazhdoje të zbatohet nga AKEP për gjatë gjithë vitit 2019

Raport rrezatimet jojonizuese Vlorë, Himarë
Raport rrezatimet jojonizuese Bulqizë, Peshkopi
Raport rrezatimet jojonizuese Gjirokastër, Tepelenë
Raport rrezatimet jojonizuese Shkodër, Pukë dhe Kukës
Raport rrezatimet jojonizuese Sarandë, Delvinë
Raport rrezatimet jojonizuese Lushnje, Fier
Raport rrezatimet jojonizuese Pukë
Raport rrezatimet jojonizuese Vlorë,  Himarë
Raport rrezatimet jojonizuese Rrogozhinë, Peqin dhe Cerrik
Raport rrezatimet jojonizuese BTS Teuta Durrës
Raport rrezatimet jojonizuese Shkodër, Kukës
Raport rrezatimet jojonizuese Sarandë, Delvinë
Raport rrezatimet jojonizuese Pogradec, Librazhd
Raport rrezatimet jojonizuese Përmet, Ersekë
Raport rrezatimet jojonizuese Korçë
Raport rrezatimet jojonizuese Gjirokastër
Raport rrezatimet jojonizuese Elbasan, Kavajë
Raport rrezatimet jojonizuese Durrës

Lajme
Arkiva