Vizitë zyrtare e Kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare mirëpriti më datë 08 shtator 2021, në një takim dypalësh, Kryetaren e AMA, Znj. Armela Krasniqi.

Nga AKEP të pranishëm në takim ishin Kryetari Z. Tomi Frashëri, Drejtor i Kabinetit Znj. Eriola Mosko, Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Integrimit Z. Bleron Dokle, Drejtor i Drejtorisë së Autorizimeve Z.Jetmir Braha, Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit, Kontrollit dhe Inspektimeve Z. Vasil Mitezi.

Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi shoqërohej nga Znj. Anisa Kureta Drejtor i Kabinetit, Znj. Sara Xhumbari  Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Licensave, Z. Ervin Çelaj Drejtor i Drejtorisë së Mbikqyrjes, Znj. Elkeda Domi Drejtor i Drejtorisë së  Planifikimit të Frekuencave dhe TIK.

Gjatë takimit të dy autoritetet rregullatore vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe vunë theksin në intensifikimin e marrëdhënieve të dy institucioneve dhe rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Me tepër rëndësi për të dy autoritetet rregullatore u vlerësua hartimi një memorandumi bashkepunimi në një kohë sa më të shpejtë ku të përfshihen çështjet me interes të përbashkët, ndër të tjera:

Lirimin e brezit 700 MHz nga AMA dhe marrjen në administrim të këtij brezi nga AKEP, duke shkuar drejt respektimit të afateve të vendosura nga BE dhe ITU.

Ngritjen e një TASK-FORCE me përfaqësues të përbashkët nga të dy institucionet me me qëllim luftën kundër paligjshmërisë në rrjetet e komunikimeve elektronike dhe zhvillimin e veprimtarisë vetëm nga subjekte të liçensuara nga autoritetet rregullatore. Për këtë qëllim u vendos edhe hartimi i një kalendari të përbashkët veprimi.

Gjithashtu një fokus të posaçëm do ti jepet monitorimeve të përbashkëta për mbylljen e aksesit në internet nga ana e sipërmarrësve të komunikimeve elektronike, të faqeve me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, të konstatuara si të tilla nga AMA.

Do të ngrihet gjithashtu, një grup i përbashkët pune i cili do të ndjekë në vijueshmëri problemet e interferencave që raportohen nga autoritetet rregullatore të vendeve fqinjë, në zonat kufitare dhe jo vetëm.

Sistematik do të vijojë të mbetet edhe bashkërendimi i punës për krijimin e një inventari të unifikuar të frekuencave, bazuar dispozitat e Politikës Spektrale.

 

 

Leave a reply