NJOFTIM PËR PUBLIKUN

Ditën e martë, 19 maj 2020, Kryetari i AKEP, Z. Tomi Frashëri i dorëzoi Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Z. Gramoz Ruçi, Raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit.

Gjatë takimit që u zhvillua me këtë rast në mjediset e Kuvendit, u diskutua mbi zhvillimet më të fundit në fushën e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, mbi ndikimin e situatës së fatkeqësisë natyrore, shkaktuar nga pandemia COVID-19, në tregjet përkatëse, në performancën e operatorëve dhe në përmbushjen e detyrave ligjore dhe funksionale të AKEP në mbështetje të një aksesi sa më të garantuar dhe cilësor të konsumatorëve në këto rrjete dhe shërbime.

Kryetari i Kuvendit u njoh gjithashtu me pjesë të strategjisë së AKEP dhe impaktin e tyre legjislativ dhe teknologjik në kuadër të politikave sektoriale të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë si dhe të detyrimeve që rrjedhin nga implementimi i direktivave dhe i rekomandimeve të Bashkimit Evropian. Kryetari i Kuvendit ftoi AKEP të kontribuojë nëpërmjet ekspertizës dhe vendimmarrjes së tij specifike në përgatitjen e vendit tonë për të diskutuar në mënyrë efiçente kapitullin 10 të negociatave për anëtarësim në BE, atë të Shoqërisë së Informacionit.

Në përfundim, një vëmendje e posaçme iu kushtua koordinimit dhe ndërveprimit me institucionet e tjera të pavarura dhe në ndjekjen e detyrave praktike që u caktuan nga Kryetari i Kuvendit gjatë takimit periodik të punës së Mekanizmit Ndërinstitucional Kuvend-Institucione të Pavarura- Qeveri mbajtur më 7 maj 2020.

Leave a reply