Mbi planet e reja tarifore të sipërmarrësve të komunikimeve elektronike

 

Në zbatim të ligjit nr.9918/2008 “Për komunikimet elektronike në RSH” (Ligji) dhe Rregullores Nr.27, datë 21.09.2012, e ndryshuar, “Mbi  Publikimin e informacionit për tarifat si dhe kushtet e aksesit dhe përdorimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike” (Rregullorja), Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka vijuar monitorimin e ndryshimeve të planeve tarifore të sipërmarrësve edhe përgjatë periudhës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore (data 13 mars 2020 e në vijim).

Referuar detyrimeve që sipërmarrësit kanë në këtë kuadër kundrejt AKEP, vërehet se janë kryer njoftimet e nevojshme nëpërmjet sistemit RevZone brenda afatit pesëmbëdhjetë ditor që paraprin hedhjen në treg të paketave. Konform nenit 8, pika 4 të Rregullores nr. 27/2012, sipërmarrësit kanë vijuar edhe me njoftimet formale përkatëse, për 3 ditë radhazi, në mjetet masive të informimit publik.

Më konkretisht, sipërmarrësit Vodafone Albania sh.a dhe Abcom sh.p.k gjatë muajve mars-prill 2020 kanë njoftuar për planet tarifore Autoritetin e Konkurrencës dhe AKEP në zbatim të vendimit nr 676, datë 07.02.2020,  “Mbi autorizimin me kushte dhe detyrime të përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë ABCom SHPK nga shoqëria Vodafone Albania SHA”.

AKEP, ndonëse i monitoron dhe i referon pranë Autoritetit të Konkurrencës, nuk përligjet për të miratuar paraprakisht paketat e reja me shërbime të kombinuara dhe çmimet përkatëse të tyre pasi tregu me pakicë i shërbimeve celulare nuk është në listën e tregjeve të përcaktuara për rregullim ex ante nga rregulloret përkatëse dhe nga Komisioni apo rregullatorët e BE.

Nga krahasimi i paketave standarde vërehet se çmimet kanë pësuar një rritje të papërfillshme. Nga ana tjetër rezulton se shtimi i përmbajtjes së paketave duket qartësisht shumë më i favorshëm për pajtimtarët /individë në përgjithësi dhe pajtimtarët/biznes në veçanti, pasi konsiston në rritje të njësive të ofruara përsa i përket minutave kombëtare e ndërkombëtare kryesisht të njësive internet duke ofruar një vëllim të konsiderueshëm shtesë ne data/internet për pajtimtarët.

 

 

Më poshtë paraqesim një tabelë krahasimore me programet e mëparshme:

 

Përmbajtja Business Red Extra Business Red Pro Ndryshimi
Pajtimi mujor 4,800 4,800 0
Minuta kombëtare 4000 Pa limit Pa limit
Minuta ndërkombëtare 200 250 +50
SMS brenda rrjetit pa limit Pa limit 0
SMS kombëtare 400 Pa limit Pa limit
SMS nderkombetare 0 0 0
Volumi Internet 10 GB 35 GB +25 GB

 

Përmbajtja Business Red Advantage Business Red Prime Ndryshimi
Pajtimi mujor 8,400 8,500 +100
Minuta kombëtare Pa limit Pa limit 0
Minuta ndërkombëtare 300 400 +100
SMS brenda rrjetit pa limit Pa limit 0
SMS kombëtare Pa limit Pa limit 0
SMS nderkombetare 50 0 -50
Volumi Internet 15 GB 50 GB +35 GB

 

 

Leave a reply