AKEP publikon raportet teknike mbi matjet e rrezatimeve të telefonisë celulare me anë të metodës broadband measurement

AKEP publikon raportet teknike mbi matjet e rrezatimeve të telefonisë celulare me anë të metodës broadband measurement.  

Siguria dhe ekspozimi ndaj valëve elektromagnetike të telefonave celularë, stacioneve bazë dhe transmetuesve të tyre vlerësohet si një nga shqetësimet e përdoruesve të telefonisë mobile. Gjatë 2019 AKEP po kryen një program matjesh për të vlerësuar nivelet e emetimit rreth stacioneve bazë të telefonisë celulare në të gjithë territorin e vendit. Vlerat e mara nga këto matje mund të referohen për krahasim me vlerat e përcaktuara nga ICNIRP Guidelines për “Limiting Exposure to Time‐Varying Electric, Magnetic and ElectromagneticFields”,

https://www.icnirp.org/cms/upload/publications/ICNIRPemfgdl.pdf .

Vlen të theksohet se në këtë program janë përcaktuar pikat kryesore ku do të kryhet monitorimi, kryesisht shkollat dhe spitalet. Megjithatë do të konsiderohen të gjitha kërkesat e publikut për monitorime në çdo vend ku ka qasje të pakufizuar apo cdo edhe lloj shqetësimi rreth niveleve të sinjaleve.

Rezulatet e këtyre matjeve të regjistruara deri tani tregojnë se nivelet i rrezatimeve të emetuara nga antenat celulare nuk e tejkalojnë pragun sigurisë të përcatuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jo Jonizues (ICNIRP). Asnjë instalim i testuar nga ne nuk ka tejkaluar limitin e sigurisë së specifikuar të rrezatimit. Ky program do të vazhdoje të zbatohet nga AKEP për gjatë gjithë vitit 2019

Raport rrezatimet jojonizuese Shkodër, Kukës
Raport rrezatimet jojonizuese Sarandë, Delvinë
Raport rrezatimet jojonizuese Pogradec, Librazhd
Raport rrezatimet jojonizuese Përmet, Ersekë
Raport rrezatimet jojonizuese Korçë
Raport rrezatimet jojonizuese Gjirokastër
Raport rrezatimet jojonizuese Elbasan, Kavajë
Raport rrezatimet jojonizuese Durrës
Raport rrezatimet jojonizuese Lushnje, Fier
Leave a reply