Njoftim për Autorizimin e Vodafone Albania sh.a për përdorim të frekuencave 5G, për kërkim, matje dhe provë:

 

Bazuar në kërkesën e Vodafone Albania sh.a, Këshilli Drejtues i AKEP me Vendimin nr. 34 datë 14.10.2019 ka pajisur këtë sipërmarrës me Autorizim Individual për përdorim frekuencash të brezit 3600-3700 MHz, sasi spektri 100 MHz i paçiftuar, për kërkim, matje dhe provë.

Këto frekuenca bëjnë pjesë në brezin 3400-3600/3600-3800 MHz, që përdoren për ndërtim dhe operim të rrjeteve celulare të gjeneratës së 5-të (5G).

 

Afati i përdorimit të këtyre frekuencave është 2 muaj, deri në datën 14.12.2019.

 

Vodafone Albania sh.a do ti përdorë këto frekuenca për:

 

– Testim të teknologjisë 5G New Radio.

– Testim të konceptit Massive MIMO.

– Testim të Shpejtësive Maksimale me Carrier Aggregation LTE + 5G New Radio.

– Testim të latency (performancës së rrjetit në transferimin e të dhënave).

 

Nis kështu edhe në Shqipëri interesi për përdorim të frekuencave 5G, paralel me shumicën e vendeve të Bashkimit Europian të cilat do të fillojnë shërbimet 5G duke filluar nga mesi i vitit 2020.

 

Vendimi i AKEP nr. 34 datë 14.10.2019 gjendet këtu: https://akep.al/wp-content/uploads/2019/10/VKD-nr.-34-date-14.10.2019-Vodafone-Albania-Autorizim-Individual-3600-3700-MHz-per-prove.pdf

 

 

 

Leave a reply