Këshillimi publik i AKEP për Rregulloren e re për mbrojtjen e konsumatorit

 

Bazuar në problematikat e evidentuara në marrëdhëniet midis konsumatorëve/përdoruesve dhe operatorëve, ndryshimet në kuadrin rregullator të BE-së, si dhe me qëllim konsolidimin e rregulloreve dhe akteve të tjera rregullatore për mbrojtjen e përdoruesit, AKEP ka përgatitur dokumentin për këshillim publik “Rregullore për mbrojtjen e konsumatorëve dhe përdoruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike”. Procesi i këshillimit publik u krye në muajt Qershor-Korrik dhe u zgjat deri në Shtator 2019 me kërkesë të operatorëve.

Dokumenti i përgatitur synon të krijojë/sigurojë një mbrojte më të mirë të konsumatorit dhe përdoruesve të tjerë fundorë të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike nëpërmjet rregullave më të qarta për të drejtat e përdoruesve në marrëdhëniet me operatorët që përfshijnë:

  • detyrime të qarta për përmbajtjen e kontratave/termave dhe kushteve të përgjithshme të shërbimeve
  • saktësime për kohëzgjatjen, rinovimin dhe përfundimin e kontratave si dhe njoftimet e operatorit për përdoruesit;
  • rregulla të qarta për aksesin në shërbimet e emergjencës dhe përcjelljen e informacionit të vendndodhjes së pajtimtarit për këto thirrje përfshirë thirrjet drejt numrit unik të emergjencave 112;
  • rregulla për të garantuar cilësinë e shërbimit të aksesit në Internet, sidomos në lidhje me shpejtësinë;
  • rregulla të qarta për trajtimin e ankesave nga operatorët dhe mbatjen e rekordeve të tyre;
  • rregulla për sistemet e matjeve dhe faturimit
  • saktësimin e të dhënave të pajtimtarëve dhe krijimin e bazës së të dhënave për Numëratorin Telefonik dhe regjistrin “Do Not Call Me”, për thirrjet e pakërkuara.

 

Më poshtë mund të ndiqni intervistën e Z. Altin Rrapaj, Drejtor i të Drejtave të Përdoruesve në AKEP, dhënë për emisionin Wake Up në Top Channel më 15.10.2019.

http://top-channel.tv/video/wake-up-rregullorja-e-re-e-akep-konsumatori-me-shume-te-drejta-ndaj-operatoreve-celulare/

 

 

 

 

 

Leave a reply