Njoftim mbi përdorimin e prefiksit ndërkombëtar +383 të Kosovës

Tiranë, më 24 Shtator 2019,

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Kosovës (ARKEP), më datë 3 Shtator 2019 ka njoftuar zyrtarisht BEREC (Grupi i Rregullatorëve Evropianë të Komunikimeve Elektronike) dhe Autoritetet Kombëtarë të Rregullimit të Komunikimeve Elektronike, përfshirë AKEP, mbi implementimin efektiv të kodit telefonik (prefiksit ndërkombëtar) të Kosovës të alokuar nga ITU (Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve) +383.

 

Në vijim të implementimit efektiv të kodit ndërkombëtar të Kosovës, të gjitha thirrjet drejt numrave të telefonisë fikse dhe celulare të Kosovës duhet të formohen nga përdoruesit dhe rrugëzohen nga operatorët e telefonisë fikse dhe celulare duke përdorur kodin/prefiksin +383 (ose 00383) në vend të kodeve/prefikseve të mëparshme si +377, +381, apo +386.

 

AKEP ka njoftuar tashmë operatorët e telefonisë publike fikse dhe celulare të Shqipërisë për këtë ndryshim, duke i kërkuar të marrin masa të menjëhershme në tabelat e tyre të rrugëzimit të thirrjeve, për rrugëzimin e duhur të thirrjeve drejt Kosovës me kodin +383, dhe të mos përdorin më kodet e mëparshme.

 

AKEP udhëzon qytetarët e Shqipërisë që të kryejnë këto ndryshime në numrat e telefonave të Kosovës dhe thirrjet drejt tyre, duke zëvendësuar kodet aktuale të tyre për numrat fiks (+381) dhe  celularë (+377, +381 dhe +386), me kodin/prefiksin ndërkombëtar të Kosovës +383.

 

 

 

 

Leave a reply