Mbi zhvillimin e procedurës së tenderit publik “Procedurë e Hapur” me objekt: “Dhënia e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz (790-862 MHz), spekter i paalokuar”, Ref. 1×10 MHz i çiftuar-800-2019”

Njoftim për Shtyp
Mbi zhvillimin e procedurës së tenderit publik “Procedurë e Hapur” me objekt: “Dhënia e të
drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz (790-862 MHz), spekter i paalokuar”,
Ref. 1×10 MHz i çiftuar-800-2019”
Sot në datë 09.09.2019, ora 10:00, në selinë e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe
Postare, në prani të palëve të interesuara dhe medias, u zhvillua procedura e tenderit publik, me
objekt “Dhënia e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz (790-862 MHz)
spektër i paalokuar, Ref. 1×10 MHz i ciftuar-800-2019”.
Përdorimi i këtij brezi të frekuencave është në funksion të përmirësimit të cilësisë së ofrimit të
shërbimit të komunikimeve elektronike për pajtimtarët si konsumatorë fundorë.
Procedura e tenderit u zhvillua për dhënien e 2 (dy) të drejtave të përdorimit në brezin e
frekuencave 800 MHz (790-862 MHz), ku secila e drejtë përdorimi është bllok i çiftuar 10 MHz.
Sipas dokumentave të tenderit, procedura e tenderit u zhvillua me raunde, ku çmimi minimal për
një të drejtë përdorimi për secilin raund është 7,440,000 (shtatë milion e katërqind e dyzet mijë)
Euro.
Ofertuesi i paraqitur në këtë tender publik ishte shoqëria Telekom Albania Sh.a.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vijoi me hapjen e procedurës së tenderit, dhe me hapjen e
ofertës ekonomike të paraqitur nga shoqëria Telekom Albania Sh.a, nga ku rezultoi se ishte ofruar
shuma 7 441 000 (shtatë milionë e katërqind e dyzet e një mijë) Euro,për marrjen e një të drejte
përdorimi, për bllokun A3 të frekuencave të brezit 800 MHz, 811-821 MHz i çiftuar me 852-862
MHz.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vlerësoi që vlera e ofertës ekonomike të paraqitur nga Telekom
Albania sh.a. për raundin e parë – bllokun A3 të frekuencave të brezit 800 MHz, është mbi vlerën
e çmimit minimal të përcaktuar në dokumentin e tenderit, dhe është e pranueshme.
Bazuar në përcaktimet e dokumentit të tenderit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi
vazhdimin e procedurës për hapjen e ofertës ekonomike për raundin e dytë të tenderit.
Përfaqësuesit ligjorë të shoqërisë Telekom Albania sh.a. deklaruan se tërhiqen nga raundi i dytë i
vlerësimit dhe kërkuan që të mos të hapej zarfi i ofertës ekonomike të paraqitur për raundin e dytë.
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : +355 4 2259 571, Fax : +355 4 2259 106, www.akep.al, [email protected]
Faqe 2 / 2
Më pas, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u tërhoq për verifikimin e dokumentacionit ligjor,
ekonomik e teknik, që janë shoqëruese të ofertës së paraqitur nga shoqëria Telekom Albania sh,a,
për një të drejtë përdorimi në brezin A3.
Bazuar në dokumentat e tenderit, pas verifikimit të dokumentacionit, Komisioni i Vlerësimit të
Ofertave, do të paraqesë raportin përmbledhës përpara Këshillit Drejtues të AKEP, për
vendimarrje të mëtejshme.

Leave a reply