Njoftim për zhvillim tenderi

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) si organi rregullator në fushën e komunikimeve elektronike në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me parashikimet e nenit 69 të Ligjit Nr. 9918 datë 19.5.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) Nr. 1252 datë 10.9.2008 “Për miratimin e rregullave të zhvillimit të tenderit publik, për dhënien e së drejtës së përdorimit të frekuencave” i ndryshuar, Dokumentin-Shkresa Nr.7016/1 Prot. datë 01.08.2019 (Prot. i AKEP: 688/80, datë 01.08.2019) e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Vendimin e Këshillit Drejtues të AKEP Nr. 28 datë 01.08.2019, hap tenderin:

Procedura e prokurimit: Procedurë e hapur

Objekti: “Dhënia e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz (792-862 MHz), spektri i paalokuar”

Ref. 1×10 MHz i çiftuar-800-2019

Afati për pranimin e ofertave:  09/09/2019, ora 10:00

Adresa: Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Rruga: “Reshit Çollaku”, Tiranë, Shqipëri

Gjuha e ofertave:  Shqip ose Anglisht

Informacione të mëtejshme: Dokumenti i Tenderit mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm (linku dok. shqip/anglisht)

Dokumenti Tenderit

Tender Document

 

Leave a reply