MBLEDHJE E PËRBASHKËT E KËSHILLIT DREJTUES TË AKEP (SHQIPËRI) DHE ARKEP (KOSOVË)

Në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, të nënshkruar në Pejë më datë 26.11.2018, më datë 11 Maj 2019 në Tiranë u organizua mbledhja e përbashkët midis Këshillit Drejtues të AKEP dhe Bordit Drejtues të ARKEP lidhur me procesin e reduktimit të tarifave të shërbimit roaming për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës sipas kësaj marrëveshje. Gjatë mbledhjes u diskutua për përfitimet që do të kenë qytetarët e të dy vendeve në lidhje me reduktimin dhe heqjen e tarifave të shërbimet roaming, reduktim i cili do të aplikohet sipas principeve të modelit të aplikuar më parë nga vendet e Bashkimit Evropian “Roam Like At Home (RLAH)”. Të dy palët u dakordësuan që proçesi i reduktimit të tarifave të fillojë nga data 15 Qershor 2019 fillimisht nëpërmjet aplikimit të modelit “RLAH+”, reduktim i cili do të sjellë efekte pozitive të menjëhershme tek qytetarët e të dy vendeve, dhe në vijim heqjen e plotë të tarifave roaming për qytetarët e dy vendeve, duke filluar nga 1 korriku 2021 në linjë dhe me Marrëveshjen Rajonale të roamingut kur këto tarifa pritet të hiqen edhe me 4 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, anëtarët e AKEP dhe ARKEP shprehën angazhimin e tyre maksimal për vazhdimin e proçesit të reduktimit të tarifave roaming sipas modelit RLAH edhe me vendet e tjera të rajonit në përputhje me marrëveshjen rajonale të nënshkruar nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me datë 4 Prill 2019 në Beograd.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a reply