Programi i Transparencës

PROGRAMI I TRANSPARENCËSPËR AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE.

I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.akep.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)është ndërtuarnë atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjektevetë të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

I. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)janë:

  1. “E drejta përinformim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave:Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)dhe përkatësisht në Ligjin nr. 9918, datë 19.08.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar,
  4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (KDIMDP).
  6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  7. Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:
    i plotë;
    i saktë;
    –    i përditësuar;
    –    i thjeshtë në konsultim;
    –    i kuptueshëm;
    –    lehtësisht i aksesueshëm;
    –    i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuarAutoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.akep.aldhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

Strukturën organizative të autoritetit publik;
Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

IV. TABELA PËRMBLEDHËSEEPROGRAMIT TË TRANSPARENCËSSË AUTORITETIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE

Kategoritë e
informacionit publik pa kërkesë
Baza ligjore Dokumenti/Përmbajtja Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Struktura përgjegjëse
Përshkrim i strukturës
organizative, funksioneve
dhe detyrave të autoritetit
publik.
Neni 7/1/a/d Vendimi Nr.88/2015 të
Kuvendit të Shqipërisë,
“Për miratimin e strukturës,
organikës, dhe
kategorizimit të pozicioneve
të punës të Autoritetit të
Komunikimeve Elektronike
dhe Postare (AKEP)Organigrama
Organika e AKEP
Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtorëve/ive, arsimit, kualifikimet e drejtuesve
Pas botimit në
fletoren zyrtare.Përditësohet pas
çdo akt emërimi
Në faqen zyrtare në rubrikën

“AKEP”

DBNJSHMI
Akte ndërkombëtare
ligje;
akte nën ligjore;
dokument politikash;
dokument tjetër.
Neni 7/1/b
Ligji nr. 9918
datë 19.05.2008
“Për
Komunikimet
Elektronike
në Republikën
e Shqipërisë”
i ndryshuar
-Ligje

-VKM

-Rregullore

-Udhezime
/Udhezues

-Legjislacion
Ndërkombetar

Të tjera

Pas botimit në
fl/ zyrtare.Pas miratimit
nga KD ose
KryetariMenjëherë në
rast
ndryshimesh
Në faqen zyrtare në
rubrikën“Legjislacion”
DSHLMP
Informacion për procedurat
që duhen ndjekur për të
bërë një kërkesë për
informim,
adresën postare dhe
elektronike për depozitimin
e kërkesave për informim,
si dhe procedurat
e ankimit të vendimit
përkatës.
Neni
7/1/c/g
E drejta për
informim/

Kërkesë/
Ankesa-Format kërkese
-Format ankeseDetyrimet/
Të drejtat/
Koordinatori për të
drejtën e informimit

Shpjeguese

Adresë postare:
Kontakt

Adresë e-mail:
[email protected]

Programit të
transparencës.Menjëherë në
rast
ndryshimesh
rubrikën

“E drejta për
përinformim”

DBNJSHMI/
Kordinatori për
të drejten
e informimit
Të dhëna për
vendndodhjen e zyrave të
autoritetit publik,
orarin e punës,
emrin dhe kontaktet
e koordinatorit për të
drejtën e informimit.
Neni7/1/ç Adresë postare:
KontaktKoordinator për të
drejtën e informimit
Pas miratimit të
urdhrit të
caktimit të
Koordinatorit.
Në faqen zyrtare në
rubrikën“Kontakte”dhe

“Koordinator për të
drejtën e informimit ”

Specialisti i
Marëdhënieve
me Publikun,
Jashtë dhe
Integrimin
Përshkrim
i procedurave të zgjedhjes,
kompetencave të
funksionarëve të lartë dhe
procedura e ndjekjes
për marrjen e vendimeve.
Neni 7/1/d

Ligjit nr.
9918 datë
19.05.2008
“Për
Komunikimet
Elektronike

Republikën
e
Shqipërisë”
i ndryshuar

Vendim Kuvendi

Parashikimet ligjore
në nenin 114 dhe 115
të Ligjit nr. 9918
datë 19.05.2008
“Për Komunikimet
Elektronike në
Republikën e
Shqipërisë”
i ndryshuar
Neni 24 i ligjit
nr.119/2014

Menjëherë pas
botimit në
fletore /zyrtare.E përhershme
Në faqen zyrtare  në
rubrikën“AKEP”
dhe
“Legjislacioni”
DBNJSHMI
/
DSHLMP
Mekanizmat monitorues;
raporte  auditi;
dokumentet me tregues
performance
Neni7/1/
dhe
Rezolutë

Raporte Vjetore

Raporte të tjera

Menjehere pas
miratimit dhe
publikimit në
faqen zyrtare të
KSH/
fletore zyrtarePas miratimit
nga KD ose
KryetariMenjeher pas
dorezimit në
KUVEND
 Në faqen zyrtare në
rubrikën:“Publikime”
DMTTSHP

DAFNA

DMFCI

DTIA

DSHLMP

DFPS

DBNJSHMI

Buxheti Neni 7/1/e Buxheti

Raporte

Pagesa

Pas miratimit të
buxhetit nga
Këshilli i
Ministrave
Në faqen zyrtare
në menunë:“Publikime/Buxheti”Në faqen zyrtare në
menunë:

“Informacion/Pagesa”

DFPS
Informacion për procedurat
e prokurimit.
Neni 7/1/ë Rregjistri Menjëherë pas
dërgimit në
APP.
Në faqen zyrtare
në rubrikën“Publikime”
DBNJSHMI
Shërbimet e autoritetit
për publikun.
Neni  7/1/f Autorizime dhe
licensimiSpektri R FNjohja e
konformitetit

Numeracioni

Domain .AL

Konsumatori

Menjëherë në
rast
ndryshimesh
Në faqen zyrtare në
rubrikën“FAQ
DMTTSHP

DTIA

DAFNA

Paraqitja e mendimeve në
hartimin e p/akteve, etj.
Neni 7/1/gj Keshillime Publike

p/akte ligjore dhe
nenligjore

Në faqen zyrtare në
rubrikën“Konsultime”Në faqen zyrtare në
rubrikën

“Legjislacion/Të tjera”

KD
DSHLMP
DTIA
Mbajtja e dokumentacionit
nga AP
Neni 7/1/h Tabelë Pas miratimit
nga KD ose
Kryetari
Në faqen zyrtare në
rubrikën“Publikime”
DBNJSHMI

Zyra e
Arkiv/Protokollit

Regjistri i kërkesave dhe
përgjigjeve, sipas nenit 8
të këtij ligjit nr.119/2014.
Neni 7/1/i Tabelë
Regjistri i kërkesave
dhe përgjigjeve
Pas miratimit të
programit të
transparencës.
Në faqen zyrtare në
rubrikën“E drejta për
informim”
Me kufizime të
identitetit të ankuesit.
Kordinatori për
të drejten e
informimit
Informacione dhe
dokumente që kërkohen
shpesh.
Neni 7/1/k Vendime

Konsultime

Rregullore

Lajme

Nëpunës civil (vende
 vakante)

Pas miratimit
nga KD ose
KryetariPas miratimit
nga KabinetiPas çdo krijimi
të vendit vakant.
Në faqen zyrtare në
rubrikën“Publikime”Në faqen zyrtare në
rubrikën

”Konsultime ”

Në faqen zyrtare në
rubrikën

”Rregullore ”

Në faqen zyrtare në
rubrikën

”Lajme ”

Në faqen zyrtare në
rubrikën

”Publikime/Të
ndryshme”

DMTTSHP

DAFNA

DMFCI

DTIA

DSHLMP

DFPS

DBNJSHMI

Informacione të tjera  të
dobishme
Neni 7/1/l Sherbimi Postar

E-Autoriteti

Regjistri i
sipermarresve

Plani Frekuencave

Plani Numeracionit

Domain.Al

Broadband

Statistika

Aktualiteti

 

V. PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.akep.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

 

 

 

 

Leave a reply