Si të ankohemi?

Si të ankohemi për zbatimin e kushteve kontraktore për ofrimin e shërbimeve postare?

Faza e parë – ankesa me shkrim.

Ju keni të drejtë të ankoheni për kryerjen e shërbimit duke i drejtuar një ankesë me shkrim ofruesit të shërbimit brenda 30 ditëve nga:

  • marrja e faturës për shërbimin e ofruar, nëse ankesa i referohet shumës së faturuar për shërbimin e ofruar; ose
  • nga ofrimi i shërbimit, nëse ankesa i referohet cilësisë së shërbimit të ofruar.

Me marrjen e ankesës, ofruesi i shërbimit postar, duhet të verifikojë shumën e faturuar dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara, dhe pas verifikimit, t’ju konfirmojë ose t’i korrigjojë ato.

Ofruesi i shërbimit duhet t’ju dorëzojë përgjigjen me shkrim, jo më vonë se 30 ditë nga marrja e ankesës.

Nëse nuk jeni dakord me përgjigjen me shkrim të ofruesit të shërbimit, ju mund të filloni një procedurë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në AKEP.

 

Kini parasysh! Çdo ofrues i shërbimit postar është i detyruar të publikojë, në faqen zyrtare të tij dhe në zyrat e ofrimit të shërbimit, rregullat për pranimin, trajtimin dhe zgjidhjen e ankesave të përdoruesve.

Faza e dytë – zgjidhja e mosmarrëveshjes në AKEP

Pas marrjes së përgjigjes me shkrim nga ofruesi i shërbimit lidhur me ankesën, nëse nuk jeni dakort, mund të kërkoni zgjidhjen e mosmarrëveshjes në AKEP, brenda 15 ditëve nga marrja e përgjigjes me shkrim.

Kërkesa paraqitet me shkrim dhe duhet të përmbajë fakte dhe prova, në të cilat është bazuar.

Forma e paraqitjes së kërkesës me shkrim, Formulari, (Kliko 6) dërgohet me postë ose dorazi në adresën:

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

 

 

Leave a reply