Shërbimi universal postar

Shërbimit universal postar përfshin ofrimin e vazhdueshëm të shërbimit postar me një cilësi të përcaktuar dhe me çmime të përballueshme. Shërbimi universal postar përfshin kërkesat minimale të mëposhtme:

  • Pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e objekteve postare që peshojnë deri në 2 kg;
  • Pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e pakove postare që peshojnë deri në 10 kg;
  • Shërbimet për objektet postare të regjistruara dhe objektet postare të siguruara

Shërbimi universal postar mbulon shërbimet postare brenda vendit, si dhe ato ndërkufitare.Shërbimi universal postar i ofruara nga “Posta Shqiptare” të paktën 5 ditë në javë dhe shoqërohet dhe me shërbime të veçanta si shërbimi i regjistrimit, i sigurimit dhe regjistrimit, lajmërimmarrjes, postës ajrore, shërbimit ekspres, pagesës në çastin e dorëzimit, për objektet e thyeshme dhe delikate, për t’iu dorëzuar vetëm të adresuarit.

Leave a reply