Shërbime me vlerë të shtuar 

Shërbimet me vlerë të shtuar mund të përfshijnë një ose disa nga shërbimet e mëposhtme:

  • Dorëzim brenda një ore të ditës të përcaktuar dhe me garanci për kthimin e pagesës shtesë në rast mosrealizimi sipas kushteve të përcaktuara, të tilla si: Përpara orës 9:00; Përpara orës 10:00; Përpara orës 12:00.
  • Tërheqje apo dorëzim të objektit postar në ditët e pushimit.
  • Siguracion i objektit postar. Siguracioni bëhet për një mbulim të plotë të vlerës në rast humbje apo dëmtimi të objektit postar sipas vlerës së deklaruar dhe kushteve të sigurimit të objektit postar.
  • Tërheqje apo dorëzim i dedikuar kur objekti postar ka specifika të përcaktuara dhe shërbimi normal nuk është i mjaftueshëm.
  • Paketim brenda një game standarde të paketimit të ofruesit të shërbimit.
  • Administrimi dhe pagesa e detyrimeve të taksave e tatimeve nga ofruesi i shërbimit për lehtësi të dërguesit, apo një pale të tretë, kur sipas termave të tregëtimit nuk i janë lenë marrësit për të paguar, apo në rastet kur marrësi për lehtësi administrimi ngarkon ofruesin e shërbimit për të paguar.
  • Tërheqje apo dorëzim vonë. Shërbim i kerkuar jashtë orarit standard, jo të zakonshëm të punës.
  • Firma e dorëzimit. Kur përdoruesi kërkon nga ofruësi i shërbimit një kopje të firmës së marrësit të objektit postar të dërguar në mënyrë elektronike apo kopje të printuar si provë e dorëzimit të dërgesës në destinacion.
  • Trajtimi dhe transportimi i substancave dhe mallrave të klasifikuara si të rrezikshme në transportin ajror apo tokësor sipas përcaktimeve të organizatave botërore përkatese.
  • Shërbime doganore apo administrim të shërbimeve dhe dokumtacionit doganor.
  • Garancia e dorëzimit të objektit postar në një datë të caktuar;
  • Dorëzimi i dërgesave postare “Personalisht” tek marrëst;
  • Mundësi për të ndryshuar adresën e destinacionit dhe rrugën që do të ndiqet për dorëzimin e dërgesës postare;
  • Shërbim i personalizuar për klientin.

 

Leave a reply