NËNSHKRIM i MEMORANDUMIT MES INSPEKTORATIT SHTETËROR DHE AKEP

Sot, me datë 16 Janar në ambientet e AKEP u nënshkrua Memorandumi Bashkëpunimit ndërmjet Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), përfaqësuar nga Kryeinspektori znj. Ejana Xhixha dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) përfaqësuar nga Kryetari i Këshillit Drejtues z. Ilir Zela.

Qëllimi i nënshkrimit të memorandumit është rritja e efiçencës së funksionimit të mbikëqyrjes së veprimtarisë tregtare elektronike të operatorëve ekonomikë bazuar në parimet e sigurisë së produktit dhe pronësisë intelektuale, për të garantuar të drejtën e shtetasve shqiptarë për të ushtruar veprimtari të lirë tregtare dhe mbrojtjes së konsumatorit vendas.

ISHMT dhe AKEP angazhohen të bashkëpunojnë për të shkëmbyer me njëri-tjetrin informacion sistematik apo dinamik mbi veprimtaritë respektive institucionale. Informacioni i formës së të dhënave deri i problematikave, parashikohet të përcillet nëpërmjet personave të kontaktit dhe takimeve kalendarike.

Me nënshkrimin e Memorandumit palët marrin përsipër të kryejnë bashkërisht:

 – zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta për informimin e operatorëve ekonomikë që zhvillojnë veprimtari në hapësirën elektronike, mbi të drejtat dhe detyrimet sipas kuadrit ligjor,

– zhvillimin e fushatave mediatike mbi informimin e operatorëve ekonomikë dhe mbajtësve të të drejtave të autorit mbi të drejtat dhe detyrimet sipas kuadrit ligjor;

  •      -kryerjen e analizave dhe vlerësimeve të përbashkëta,
  •     – verifikimin e përbashkët të ankesave të depozituara mbi veprimtarinë dhe shërbimet e operatorëve ekonomikë etj.

Leave a reply