Dëmshpërblimi

Në rast shkaktimi dëmi gjatë kryerjes së shërbimit, ofruesi i shërbimit postar i paguan një përdoruesi të shërbimit postar një shumë ekuivalente me shumën e dëmit të shkaktuar, por jo më shumë se kufiri maksimal i përcaktuar.

Dëmshpërblimi maksimal është:

  • për humbjen, dëmtimin apo vjedhjen e një objekti të siguruar, sa vlera e dëmtuar, por jo më shumë se vlera e deklaruar e objektit postar;
  • për humbjen apo vjedhjen e një objekti postar, letër të regjistruar, 2 000 (dy mijë) lekë;
  • për humbjen, vjedhjen ose dëmtimin e një koliposte të regjistruar, 5 000 (pesë mijë) lekë;
  • ç) për moskryerjen ose kryerjen në mënyrë jo të plotë ose të gabuar të shërbimit postar, në lidhje me transportin e një objekti postar të siguruar dhe regjistruar ose të kolipostës sa çmimi i paguar për kryerjen e shërbimit postar;
  • për tejkalimin e afatit të dorëzimit të objekteve postare të regjistruara dhe siguruara, brenda vendit, përtej normave të parashikuara, 500 (pesëqind) lekë për çdo ditë vonesë, por jo më shumë se 5 000 (pesë mijë) lekë.
  • Për humbjen e një objekti postar, sa çmimi i paguar për kryerjen e shërbimit postar.

Përveç shumave të dëmshpërblimit ofruesi i shërbimit i kthen dërguesit të gjitha tarifat e shërbimit të paguara prej tij. Me miratimin e palëve, dëmshpërblimi bëhet nga ofruesi i shërbimit, duke ofruar ridërgimin e dërgesës pa pagesë.

Përveç dëmshpërblimit, ofruesi i shërbimit i kthen dërguesit të gjitha tarifat e shërbimit të paguara prej tij.

Kini parasysh! Ofruesi i shërbimit postar nuk mban përgjegjësi për dëme indirekte ose fitime të munguara, kur vërtetohet se nuk janë shkaktuar prej tij.

Leave a reply