Informacion

Çfarë është një emër domain-i?

Një emër domain-i është një emër që ju mund ta përdorni për të përcaktuar praninë tuaj unike në Internet. Një emër domain-i është, për shembull, “akep.al”. Në të njëjtën mënyrë si adresa juaj postare e cila mundëson që kushdo në botë të dërgojë një letër në shtëpinë tuaj ose në zyrë, edhe emri juaj i domain-it mundëson që të tjerët të gjejnë faqen tuaj të Internetit apo e-mail-in (kutinë postare elektronike), në qoftë se ju e zotëroni një të tillë.

Emër domain-i është tërësia e një serie karakteresh alfanumerike që përfshin shkronjat nga A deri tek Z, numrat nga 0 deri tek 9 dhe shenjën minus “-”.

Nga pikëpamja sintaksore nuk mund të regjistrohen emrat e domain-eve të mëposhtëm kur:

  • Emrat përbëhen nga një karakter;
  • Emrat fillojne ose mbarojne me minus “-”;
  • Emrat përbëhen nga më shume se 63 karaktere;
  • Emrat fillojnë me dy karaktere alfanumerike të çfarëdoshme të pasuara nga dy minuse( formati “xy–”).

Si bëhet regjistrimi i domain nën zonën ”.al”?

Përpara se të regjistroni një emër si domain nën zonën “.al”, ju duhet:

  • të siguroheni nëse domain-i që dëshironi të regjistroni nuk është pjesë e :
  1. Listës së emrave të Ndaluar 
  2. Listës së emrave të Rezervuar
  • të bëni kërkim në faqen web të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale (DPPI) në mënyrë që emri i domain-it që dëshironi të regjistroni, të mos jetë markë/patente e regjistruar nga kjo drejtori:http://dppi.gov.al/dhe në fund të siguroheni nëse domain-i është i lirë për t’u regjistruar, duke kryer kërkimin në linkun e mëposhtëm:

Kërkoni për domain-in tuaj

Regjistrimi i një domain-i nën zonën ”.al” bëhet nëpërmjet AKEP dhe Regjistruesve:

Regjistër i regjistrave të akredituar për ofrimin e shërbimit të regjistrimit të domain name nën zonën.al

Kini parasysh: tarifat ndryshojnë nga një regjistrues në tjetrin

Sa është afati për regjistrimin e një domain nën zonën ”.al”?

Afati për regjistrimin e domain .al (dhe nëndomaineve), nga AKEP dhe Regjistruesit, është deri 3 ditë pune nga momenti i paraqitjes së formularit të rregullt të aplikimit. Paraqitja e një formulari jo të plotësuar saktë, nuk ju heq të drejtën për emrin e domain-it si dhe asnjë aplikues tjetër nuk ka të drejtë të marrë këtë domain gjatë kohës që ju jeni riplotësoni/korrigjoni të dhënat në formularin e parë. Koha për riplotësimin/korrigjimin e formularit është deri 3 ditë pune dhe lejohet riplotësim/korrigjim, vetëm 1 (një) herë. Në rast se brenda këtij afati ju, nuk riplotësoni/korrigjoni të dhënat, domain-i i kërkuar konsiderohet i lirë dhe aplikues të tjerë mund të aplikojnë për këtë emër domain-i, me të njëjtën proçedurë.

video

Leave a reply