Roli i AKEP në mbrojtje të përdoruesit

Si vepron AKEP për mbrojtje të interesave të përdoruesit?

AKEP përmbush përgjegjsinë e tij për mbrojtje të interesave të përdoruesve nëpërmjet:

 

  1. mbikqyrjes, kontrollit dhe monitorimit të veprimtarisë të sipërmarrësve të komunikimeve elektronike dhe postare
  2. zgjidhjes së mosmarrëveshjeve midis pajtimtarëve dhe sipërmarrësve të komunikimeve elektronike dhe postare
  3. nxitjes së konkurrencën efiçente për sigurimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe postare për të krijuar mundësi që çdo kategori përdoruesish, përfshirë dhe përdoruesit me aftësi të kufizuar, të kenë përfitime maksimale në kuptimin e çmimit dhe cilësisë
  4. Ndërhyrjes për rregullimin e tarifave për:
    • shërbimet e përfshira në skemën e shërbimit universal, të ofruara nga ofruesi i shërbimit universal;
    • shërbimet e ofruara nga sipërmarrësi me fuqi të ndjeshme në treg në tregun përkatës të komunikimeve elektronike
  5. vlerësimin e kontratës tip të sipërmarrësve të tregut të komunikimeve elektronike
  6. organizimit të këshillimeve publikimit për dokumenta rregullatorë për tregun e komunikimeve elektronike dhe postare për të tërhequr edhe mendimin e përdoruesit.
  7. garantimit të aksesit të barabartë dhe mundësisë së zgjedhjes për përdoruesit me aftësi të kufizuar
  8. garantimit të publikimit të informacionit transparent, të krahasueshëm dhe të përditësuar mbi tarifat, politikave kompensimit/rimbursimit.
  9. bashkëpunimin me shoqatat e mbrojtjes së konsumatorëve, dhe njësive të ngritura pranë institucioneve shtetërore
Leave a reply