Radio amatoret

Radio amator nënkupton cilindo që plotëson kushtet për kryerjen e aktivitetit radio amator.
Aktivitet radio amator nënkupton pjesëmarrjen në shërbimin radio amator nëpërmjet operimit të një stacioni radio amator ose radiokomunikimi në një stacion amator pa interes personal, pa interes financiar, që ka për qëllim vetëformimin, zhvillimin teknik ose shkëmbimin e informacionit profesional.
Pajisen me License Radioamatori te gjithe ata persona fizik, shoqata dhe institucione te formimit professional qe zhvillojne aktivitet radioamator ne Republiken e Shqiperise.
Per t’u pajisur me Licence Radioamator duhet qe aplikanti te jete i pajisur me Certifikate aftesie e Radio amatorit.

Licensa
Një stacion amator përdoret vetëm me licencën e amatorit.
Licenca e amatorit mund të jetë individuale, e grupit amator, si dhe speciale.
Një radio amator mund të marrë:
licencë të nivelit bazë (beginner), në bazë të çertifikatës së aftësisë të nivelit bazë të lëshuar në Shqipëri,
licencë të nivelit “CEPT Novice” në bazë të çertifikatës së aftësisë sipas provimit të nivelit fillestar (novice) apo”CEPT Novice”,
licencë individuale amatori të klasës CEPT në bazë të çertifikatës së aftësisë sipas provimit të nivelit HAREC.
Një radio amator, licenca e të cilit është lëshuar jashtë vendit tonë dhe nuk është “CEPT Novice Licence” dhe as “CEPT Licence” mund të marrë nje licencë individuale amatori të nivelit CEPT Novice, që i jep të drejtë të operojë një stacion amator në vendin tonë për një periudhë jo më të gjatë se tre muaj në një vit.
Kërkesa paraqitet me formularin e plotësuar dhe dërguar online ne faqen web te AKEP www.akep.al, i cili është dhënë në Lidhjen 7 te Rregullores per “Sherbimet Radioamatore ne Republiken e Shqiperise”
Shenja e thirrjes
Formati i shenjës së thirrjes do të jetë si më poshtë:
dy karakteret e para të shenjës së thirrjes janë “ZA”.
karakteri i tretë është një shifër nga 0 deri 5, shifër që përcaktohet nga zona në të cilin zhvillon aktivitetin e tij radioamatori. Për keëtë qëllim, territori i Shqipërisë është ndarë në 5 zona gjeografike dhe secilës zonë i është caktuar një shifër.
Më tej shenja e thirrjes kompletohet me një ose dy karaktere të tjera (gërma, ose kombinime gërma dhe shifra) p.sh. ZA1A2, ZA3BT etj.

Për radioamatorët e huaj që pajisen me licencë (leje) të përkohshme transmetimi, për të kryer aktivitet në territorin e Republikës së Shqipërisë, shenja e thirrjes formohet nga karakteret e para kombëtare “ ZA/ ” dhe më tej me shenjën personale të thirrjes së radioamatorit të huaj. Nuk lejohet dhënia e shenjave shqiptare të thirrjes për radioamatorëve të huaj.
AKEP do të publikojë listën e shenjave të thirrjes në faqen e internetit (Regjister i Certifikatave dhe Licencave te Radioamatoreve Shqipetar, Regjister i Licensave te Radioamatoreve te Huaj) dhe do të përditësojë ato çdo 6 muaj.
AKEP do të shqyrtojë aplikimin e dërguar online dhe do të vendosë të japë Licencën brenda 7 (shtatë) ditëve nga plotësimi i formularit dhe dokumentacionit të kërkuar, sipas kërkesave të rregullores. Nëse formulari ose dokumentacioni paraqitet jo i plotë, atëherë brenda 5 (pesë) ditëve do kthehet për tu riplotësuar online.

Certifikata
Regjistrimi për të marre pjesë në provimin për radio amator bëhet duke plotësuar dhe dërguar në AKEP formularin (Lidhja 2) te Rregullores per “Sherbimet Radioamatore ne Republiken e Shqiperise”.
AKEP përcakton datën dhe vendin ku zhvillohet provimi mbi bazën e listës të krijuar me aplikantët e regjistruar.
Nivelet e provimit për radio amator janë si më poshtë:
niveli bazë,
niveli fillestar (novice),
niveli i përcaktuar në Rekomandimin CEPT T/R 61-02, për çertifikatën e aftësisë sipas provimit të harmonizuar të radio amatorit (më poshtë referuar si ‘HAREC’).

Provimi i aftësisë së komunikimit Mors mund të zhvillohet i veëantë ose si pjesë e provimit të cilitdo nivel.
Çështjet (temat) e provimit radio amator janë treguar në Lidhjen 1 te Rregullores per “Sherbimet Radioamatore ne Republiken e Shqiperise”.
AKEP pajis me çertifikatë sipas Lidhjes 3, 4, 5, ose 6, në varësi të klasës dhe nivelit të provimit, çdo person që kalon me sukses provimin.

Leave a reply