Numeracioni

Të gjithë operatorët e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve publike që përdorin numra dhe seri numurike të planit të numeracionit duhet të garantojnë ndërveprimin. Në përgjithësi, të gjithë pajtimtarëve që përdorin një numër nga plani i numeracionit duhet t’ju krijohet mundesia të thërrasin të gjithë numrat e planit të numeracionit dhe të dergojne e të marrin thirrje ndërkombëtare.
Plani i numeracionit përmban kategoritë e mëposhtme të numrave:
numra gjeografikë:
numra të lëvizshëm:
Numra të urgjencës: 112, 125, 126, 127, 128 dhe 129
Numrat për shërbimet sociale te harmonizuara(116)
Numra për shërbimin e marrjes së informacionit (118)
Kodet e shkurtër për shërbimet e operatorit (120÷ 124, 13Y, 14Y, 165, 189)
Numrat personalë (700)
Numrat Dial-up (717)
Numrat e gjelbër (800)
Numrat për kartat telefonike (801)
Numrat blu (808)
Numrat për shërbimet me vlerë të shtuar (900)
Kodet e shkurtër për shërbimet SMS me vlerë të shtuar (5XXXX)
Kodet e shkurtër te harmonizuar europian (11X dhe 19X)

Aplikimi për caktimin e drejtpërdrejtë ose caktimin ne procesin e alokimit paresor mund të paraqitet nga operatorët e rrjeteve ose shërbimeve të komunikimeve publike për kategorinë respektive të numrave sic përshkruhet në Kapitullin II të Rregullores nr.10 date 11.08.2009 per “Caktimin dhe Perdorimin e Numrave dhe Serive Numerike”.
Aplikimet mund të paraqiten me shkrim, nëpërmjet postës elektronike ose faksit, por vetëm ne adresën e AKEP, email-in ose numrin e faksit të publikuar nga AKEP për qëllimin e administrimit të numrave. AKEP vendos për miratimin apo refuzimin e aplikimit brenda një periudhe 20 ditore.
AKEP përditëson jo më rrallë se 1 herë në 3 muaj tabelat elektronike (Numra te Alokuar), te publikuara në faqen web, www.akep.al me të gjithë numrat dhe seritë numerike që ka caktuar apo rezervuar AKEP si dhe mundesitë për caktime të reja. Këto tabela do të përmbajnë blloqet e numrave dhe përdoruesit të cilëve ju janë caktuar aktualisht këto numra, sipas caktimit të drejtpërdrejtë të numrave individualë ose sipas procesit te alokimit paresor te serive numerike.

Leave a reply