Licence per Stacionet Radio te Avionit

Mjetet e aeronautikes, të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, të cilat kanë të instaluara në bord pajisje radiokomunikimi duhet të pajisen me licencë për përdorimin e stacionit radio.
Subjekti që kërkon të pajiset me licencë për përdorimin e stacioneve radio të avionit duhet të aplikojë online sipas formularit të aplikimit të përcaktuar në Aneksin 1 të Rregullores “Per dhenien e Licences per Stacionet Radio te Avionit”, i cili shoqërohet me tabelën mbi të dhënat teknike dhe deklaratën e pronarit/personit.
Formulari i aplikimit online plotësohet tek Moduli i Aplikimit Online për licencë “Për stacionet radio të avionit” në faqen web të AKEP www.akep.al
Sipas APPENDIX 42 (WRC-2000) të Radio-Rregullores të ITU seritë e shenjës të thirrjes ndërkombëtare për avionet shqiptare është “ ZAA – ZAZ “.
AKEP, regjistron të licensuarit në një regjistër i cili publikohet në faqen e internetit (Regjister i Licencave per Stacionet Radio te Avionit) dhe përmban këto të dhëna:
të dhënat mbi licencën (nr., data, vlefshmëria etj);
pronarin e mjetit fluturues (sh.p.k/sh.a/person fizik);
emrin e mjetit fluturues;
shenjën e regjistrimit
shenjen e thirrjes;
të dhënat për personin e kontaktit;
pagesat e kryera.
Licenca i jepet të interesuarit brenda 7 (shtatë) ditëve nga data e depozitimit në AKEP të Formularit të aplikimit të dërguar online në përputhje të plotë me kërkesat e përcaktuara në Rregulloren nr.7 date 23.12.2008 “Per dhenien e Licences per Stacionet Radio te Anijes” dhe, pasi të ketë kryer pagesat përkatëse pas njoftimit të AKEP për tëheqjen e autorizimit të miratuar.

Leave a reply