Licence per Stacionet Radio te Anijes

Mjetet e lundrimit, të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, të cilat kanë të instaluara në bord pajisje radiokomunikimi duhet të pajisen me licencë për përdorimin e stacionit radio të anijes.
Subjekt i Konventës SOLAS janë të gjitha anijet e mallrave me peshë mbi 300 ton, klasa të ndryshme të anijeve të pasagjerëve dhe të anijeve të peshkimit.
Subjekti që kërkon të pajiset me licencë për përdorimin e stacioneve radio të anijes duhet të aplikojë online sipas formularit të aplikimit të përcaktuar në Aneksin 1 të Rregullores nr.7 date 23.12.2008 “Per dhenien e Licences per Stacionet Radio te Anijes”, i cili shoqërohet me tabelën mbi të dhënat teknike dhe deklaratën e pronarit/personit të autorizuar.
Formulari i aplikimit online plotësohet tek Moduli i Aplikimit Online për licencë “Për stacionet radio të anijes” në faqen web të AKEP www.akep.al
Sipas APPENDIX 42 (WRC-2000) të Radio-Rregullores të ITU seritë e shenjës të thirrjes ndërkombëtare për anijet shqiptare është “ ZAA – ZAZ “
Kodi i identifikimit të shërbimeve të lëvizshme detare (MMSI – Maritime Mobile Service Identity), përcakton në mënyre unike një anije dhe nevojitet për të operuar me pajisjet DSC (Digital Selective Calling) dhe pajisjet satelitore.
AKEP, regjistron të licensuarit në një regjistër i cili publikohet në faqen e internetit (Regjister i Licencave per Stacionet Radio te Anijes) dhe përmban këto të dhëna:
të dhënat mbi licencën (nr.,data,vlefshmëria etj);
pronarin e anijes (sh.p.k/sh.a/person fizik);
emrin e anijes;
shenjën e thirrjes;
kodin MMSI;
të dhënat për personin e kontaktit;
pagesat e kryera.
Licenca i jepet të interesuarit brenda 7 (shtatë) ditëve nga data e depozitimit në AKEP të Formularit të aplikimit të dërguar online në përputhje të plotë me kërkesat e përcaktuara në Rregulloren nr.7 date 23.12.2008 “Per dhenien e Licences per Stacionet Radio te Anijes” dhe, pasi të ketë kryer pagesat përkatëse pas njoftimit të AKEP për tëheqjen e autorizimit të miratuar.

Leave a reply