Domain

  1. Adresat e Internetit

Ajo që zakonisht quhet një “adresë Interneti” (“Internet Address”) mund t’i referohet një adrese IP, një faqe interneti ose një e-mail. Kjo adresë përbëhet nga një numër (sekuence) shifrash  dhe përdoret për të identifikuar një burim (p.sh.kompjuter, router, etj) në Internet.

  1. Emrat e domain-eve dhe adresat IP

Një emër domain-i është një lidhje midis një emri që mbahet mend lehtë (për shembull “AKEP”) dhe një serie numrash (një adresë IP) që identifikon një kompjuter të veçantë që është i lidhur me Internetin dhe një server në Internet. Emri i domain-it në vetvete është i lidhur me një domain të nivelit të lartë si “.al” ose “.com”. Me anë të adresës IP kompjuterat janë në gjendje të gjejnë njëri-tjetrin dhe ndërlidhen.

Në Shqipëri emrat e domeneve menaxhohen nga AKEP.

AKEP ju rekomandon të zgjidhni për të kryer regjistrimin e domain-eve .al online nëpërmjet regjistruesve të akredituar nga AKEP, nga web-site përkatëse të këtyre Regjistruesve:

www.albtelecom.al

www.host.al

www.webhost.al

www.iregister.al

www.albaniandomains.al

www.digicom.al

www.ederhost.com

Kini parasysh: tarifat ndryshojnë nga një regjistrues në tjetrin.

Gjithashtu, ju mund të kryeni regjistrimin e domain-it tuaj dhe nëpërmjet AKEP duke ndjekur procedurën e përcaktuar në Rregulloren e Administrimit të Domain-eve, por përpara fillimit të proçedurave për regjistrim bëni kërkimin për domeinin tuaj:

  1. Kërkoni për DOMEIN

Për regjistrimin e domeineve nëpërmjet AKEP përdoren formularët e mëposhtëm:

Formular Aplikimi per Mbyllje

Formular Aplikimi per Modifikim Teknik

Formular Aplikimi per Regjistrim

Formular Aplikimi per Rinovim te Dhenash

Formular Aplikimi per Rinovimi Kontakt Pagese

Formular Aplikimi per Transferim

 

Leave a reply