Çertifikatë Operatori Radiodetar

Përdoruesi i stacionit radioanije (për anijet mbi 300 GRT – Gross Registered Tonnage) dhe stacionit radiobregdetar, duhet të pajiset me çertifikaten e operatorit radiodetar nga AKEP.
Personi që kërkon të pajiset me çertifikatën e operatorit radiodetar duhet të aplikojë online sipas formularit të aplikimit të përcaktuar në Aneksin 1 të Rregullores nr.6 date 23.12.2008 “Per dhenien e Çertifikates Operatorit Radiodetar”, i cili duhet të shoqërohet me deklaratën personale të personit dhe dy copë fotografi (4×6 cm).
Formulari i aplikimit online plotësohet tek Moduli i Aplikimit Online për “Certifikatë të Operatorit Radiodetar” në faqen web të AKEP www.akep.al
Kriteret e marrjes së Çertifikatës të Operatorit Radiodetar jane si meposhte:
Të jetë shtetas i Republikes së Shqipërisë.
Të jetë në moshën mbi 18 vjeç.
Të ketë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë.
Të ketë mbaruar Shkollën e Lartë të Marines/Navale ose kursin e plotë të trajnimit GMDSS (Global Maritime Distress & Safety System) në përputhje me STCW 95.
Çertifikatat për operatorët radiodetar të lëshuara në vendet e tjera (të listës së bardhë – white list të IMO) në përputhje me Artikullin 47.9 – 47.16 të Radiorregullores si ITU dhe STCW 95, AKEP i konsideron të vlefshme në Republikën e Shqipërisë.

AKEP, regjistron të çertifikuarit në një regjistër i cili publikohet në faqen e internetit (Regjister me Certifikatat e Operatoreve Radiodetar) dhe përmban këto të dhëna:
Të dhenat mbi çertifikaten (nr.,data,vlefshmëria,etj);
Mbajtësin e çertifikatës (emri, mbiemri);
Çertifikata i jepet të interesuarit brenda 7 (shtatë) ditëve nga data e depozitimit në AKEP të Formularit të aplikimit të dërguar online në përputhje të plotë me kërkesat e përcaktuara në Rregulloren nr.6 date 23.12.2008 “Per dhenien e Çertifikates Operatorit Radiodetar” dhe, pasi të ketë kryer pagesat përkatëse pas njoftimit të AKEP për tëheqjen e autorizimit të miratuar.

Leave a reply