Autorizim per Perdorimin e Stacionit Radio Bregdetar

Subjektet të cilët kërkojnë të instalojnë stacione radio bregdetare dhe nëpërmjet tyre të bëjnë të mundur ofrimin e shërbimit për stacionet radio të anijeve, janë të detyruar të pajisen me autorizim të posaçëm për instalimin dhe përdorimin e stacionit radio bregdetar.

Ky autorizim lëshohet nga AKEP
Subjekti që kërkon të pajiset me autorizim për përdorimin e stacioneve radio bregdetar duhet të aplikojë online sipas formularit të aplikimit të përcaktuar në Aneksin 1 të Rregullores nr.5 date 23.12.2008, “Per Dhenien e Autorizimit per Stacionet Radio Bregdetare”, i cili shoqërohet me tabelën mbi të dhënat teknike dhe deklaratën e pronarit/personit përgjegjegjës.
Formulari i aplikimit online plotësohet tek Moduli i Aplikimit Online për Autorizim “Për stacionet radio bregdetare” në faqen web të AKEP www.akep.al
Sipas Radio Rregullores së ITU identifikimi i stacioneve shqiptare për shërbime ndërkombëtare zgjidhet në serinë ZAA – ZAZ.

AKEP, regjistron stacionet radio bregdetare në një regjistër i cili publikohet në faqen e internetit (Regjister i Autorizimeve per Stacionet Radio Bregdetare) dhe përmban këto të dhëna:
të dhënat mbi autorizimin (nr.,data,vlefshmëria etj);
pronarin e stacionit (sh.p.k/sh.a/person fizik);
emrin e stacionit;
orarin e shërbimit:
shenjën e thirrjes;
të dhënat për personin e kontaktit;
Autorizimi i jepet të interesuarit brenda 7 (shtatë) ditëve nga data e depozitimit në AKEP të Formularit të aplikimit të dërguar online në përputhje të plotë me kërkesat e përcaktuara në Rregulloren nr.5 date 23.12.2008, “Per Dhenien e Autorizimit per Stacionet Radio Bregdetare” dhe, pasi të ketë kryer pagesat përkatëse pas njoftimit të AKEP për tëheqjen e autorizimit të miratuar.

Leave a reply