Shërbimi i akses internetit – Cilësia e shërbimit

Informacioni mbi cilësinë e shërbimit

Që përdoruesit të jenë të informuar kur duhet të zgjedhin një kompani të akses Internetit, apo shërbimin që plotëson më mirë kërkesat e tyre, ata duhet të jenë të mirëinformuar edhe me cilësinë e shërbimit të çdo sipërmarrësi.

Rregullorja e cilësisë së shërbimit:

Rregullorja e Cilësisë së Shërbimit vendos parametrat e cilësisë të aplikueshme në shërbimin e akses Internetit të cilat maten nga sipërmarrësit. Gjithashtu krijon përmbajtjen e këtyre parametrave, formatin dhe mënyrat e publikimit të informacionit mbi cilësinë e shërbimeve të ofruara. Qëllimi i rregullores është që të sigurojë publikimin dhe të bëjë të vlefshme, të krahasueshme, të qarta, të plota dhe të përditësuara të dhënat e  sipërmarrësve për cilësinë e shërbimeve të ofruara prej tyre.

Informacioni që duhet të përmbajë Kontrata e pajtimit

Kontrata duhet të përmbajë qartë  nivelet e cilësisë së shërbimit që sipërmarrësi merr përsipër të sigurojë për përdoruesin, d.m.th. minimumi i niveleve të cilësisë së shërbimit që çon në pagesën e kompesimit ose të rimbursimit kur nuk sigurohet cilësia e duhur.
Veç përcaktimit të kohës maksimale të lidhjes së shërbimit nga sipërmarrësi, e cila duhet të përfshihet në kontratë , AKEP sugjeron që sipërmarrësit duhet të përfshijnë tregues të caktuar të cilësisë në kontratën e pajtimit. Gjithashtu duhet bërë e njohur se kur  sipërmarrësi mund të  zgjedhë  nëse do t’i adoptojë apo jo këta tregues :

SHIKO ME TEPER: INFORMACIONI MBI CILËSINË E SHËRBIMIT

Difektet dhe asistenca teknike

Sipërmarrësit e shërbimit të akses Internetit duhet të sigurojnë shërbim të rregullt dhe të pandërprerë. Ata gjithashtu duhet të riparojnë difektet dhe të kryejnë mirëmbajtjen dhe riparimin e infrastrukturës ( rrjetin, kabllot, pajisjet radioelektrike dhe fibre optike)  dhe pajisjet telefonike, infrastruktura dhe pajisje që disponohen nga sipërmarrësit apo që përdoren për sigurimin e shërbimit. Këto detyrime duhet të pasqyrohen në Kontratat e pajtimit. Sipërmarrësit e shërbimit të akses Internetit nuk janë përgjegjës për riparimin e difekteve në pajisjet që i takojnë përdoruesit.

Gjithashtu rekomandohet, po në lidhje me këtë, që kontratat duhet të pasqyrojnë:

  • Detyrimin e sipërmarrësit për të rënë dakord për datën dhe kohën e riparimit me përdoruesin, kurdo qoftë e nevojshme për akses të vëndit të instalimit;
  • Informacion mbi shërbimin për raportimin e difekteve të raportuara dhe kushtet e funksionimit të saj (si të raportohen difektet, oret e punës, kosto e kontaktit me këtë shërbim, etj…) ;
  • Niveli minimal i cilësisë i ofruar me kushtet dhe kohën që duhet për të riparuar difektet.
  • Koha maksimale sipas së cilës, difekti nuk është riparuar, sipërmarrësi merr përsipër të informojë përdoruesin për situatën në lidhje me difektin e raportuar.
Leave a reply