Modifikimi i kontratës

Kontratat e shërbimit të akses Internetit duhet të kenë si kusht kryesor regjimin e aplikuar për ndonjë modifikim të kontratës, informacioni nëpërmjet saj duhet të sigurohet në aspektet e mëposhtme:

  • Për çdo modifikim të kushteve të kontratës duhet të bëhet njoftim paraprak jo më vonë se një muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtyre modifikimeve;
  • Mënyra e njoftimit ( me letër, faks, e-mail, etj.);
  • Të drejtën e pajtimtarit për përfundimin e kontratës pa asnjë detyrim në rastin e mospranimit të modifikimeve kontraktuale, duke përfshirë kohën dhe mënyrën e kërkuar për  këtë përfundim.

Sa herë që sipërmarrësi bën një modifikim të kushteve aktuale kontraktore, duhet të njoftojë paraprakisht pajtimtarët për modifikimet e propozuara, duke zbatuar kërkesat e përshkruara.

Leave a reply