Tarifat

Sipërmarrësit e telefonisë së lëvizshme janë, në përgjithësi, të lirë të përcaktojnë dhe vendosin tarifat.
AKEP-i ka të drejtë të zbatojë rregullimin e tarifave nëpërmjet një vendimi për rregullimin e tarifave edhe për shërbimet e ofruara nga sipërmarrësi me fuqi të ndjeshme në treg në tregun përkatës.

Për t’u pajisur me informacion rreth tarifave, duhet të kujtoni që:

  • Sipërmarrësit e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike janë të detyruar të publikojnë informacion të saktë dhe të hollësishëm për tarifat dhe kushtet e përgjithshme për aksesin dhe përdorimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike. Ky informacion publikohet me anë të mjeteve të informimit publik.
  • Si përdorues i ndonjë sipërmarrësi, të dhënat e tarifave duhet të jepen në kontratën e pajtimit, nëpërmjet informimit se si ju mund të siguroni informacion të përditësuar për të gjitha tarifat e aplikuara. Ky informacion duhet t’u mundësojë kontrollin mbi shumën e faturuar. Prandaj Kontrata e pajtimit duhet të përmbajë:
–    Llojin dhe nivelin e tarifave të aplikueshme për ofrimin e shërbimit;
–    Mënyrat e pagesës, ose njoftimi që informacioni jepet në faturë;
–    Kosto e instalimit ose ri-instalimit të shërbimeve, kur aplikohet;
–    Nivelet minimale të konsumit (mujore ose ndryshe), aty ku janë të aplikueshme;
–    Shpenzimet e mirëmbajtjes, aty ku janë të aplikueshme;
–    Shpenzimet për qeranë e pajisjeve, aty ku janë të aplikueshme;
–    Kushtet kryesore të alokimit të zbritjeve të llogarisë, kur aplikohen;
– Periudhat pik dhe off-pik, kur aplikohen, dhe tarifat gjatë këtyre periudhave;
–    Si dhe ku, pajtimtari mund të sigurojë informacion të përditësuar mbi tarifat;
– Tarifat e aplikueshme për shërbimin, që janë në fuqi ditën e nënshkrimit të kontratës, që vendosen në aneksin kontratës;

TARIFAT E SHËRBIMIT NGA RRJETE CELULARE NË SHQIPËRI

 

 

Leave a reply