Zgjedhja e shërbimit të lëvizshëm telefonik

Vendimi për të kontraktuar shërbimin telefonik të lëvizshëm duhet të rezultojë nga një zgjedhje e vetëdijshme dhe pas një informacioni të plotë mbi këtë shërbim.

Kur vendosni, duhet të keni në konsideratë faktorë të tillë si:

  • Nevojat tuaja në përdorimin e shërbimit: bërjen dhe marrjen e thirrjeve në çdo vend, dërgimin dhe marrjen e mesazheve me tekst të shkurtër (SMS) dhe mesazheve multimediale (MMS), patja akses për e-mail dhe Internet, download-im ringtone dhe muzikë, etj.
    Në çdo rast ju duhet të jeni të kujdesshëm, ta keni si rregull të përgjithshëm, që sa më shumë kërkesa të keni aq më e madhe do të jetë kosto e shërbimit të kërkuar;
  • Llojin e konsumit tuaj: nëse ju kërkoni fleksibilitet në përdorimin e këtij shërbimi; nëse e përdorni shërbimin vetëm për numra të caktuar; nëse ju dëshironi të kufizoni konsumin në një vlerë të caktuar; nëse ju dëshironi të paguani vetëm për shërbimin që ju përdorni, etj.;
  • Tarifat më të përshtatshme: planet tarifore që janë më të përshtatshme për përdorimin e shërbimit në kohë të caktuara të ditës, javës, ose për të kontaktuar numra të caktuar; tarifat më të leverdishme kur përdorimi i shërbimit është i limituar; paketat e minutave, me kushte fleksibël të përdorimit, etj.;
  • Shpenzimet që lidhen me përdorimin e shërbimit: të gjitha llojet e tarifave për përdorim dhe mirëmbajtje, tarifat periodike të qerave, si edhe të dhëna për ndonjë ulje;
  • Mbulimi i shërbimit: nëse shërbimi është i disponueshëm në zonat që ju dëshironi ta përdorni atë;
  • Shërbimet përfshirë edhe reklamat, të cilat janë të disponueshme: disponueshmëria për të bërë dhe marrë thirrje ndërkombëtare dhe aksesi për shërbimet e emergjencës dhe shërbime të tjera, përfshirë identifikimin e numrit nga vjen thirrja dhe numrit që shkon, shërbimet e operatorit, shërbimi i kërkimit të të dhënave në numerator, shërbimet e informimit veç thirrjeve selektive;
  • Pajisjet që duhen për shërbimin: Ju duhet të kontrolloni çfarë karakteristikash duhet të kenë pajisjet, duke marrë në konsideratë nevojat tuaja dhe mënyrën e përdorimit të shërbimit;
  • Ndonjë kufizim në aksesin e përdorimit të shërbimit: që rezulton, në veçanti nga verifikimi paraprak i kushteve teknike të nevojshme për ofrimin e shërbimit (p.sh.pamundësia për akses Interneti në regjistrimin për një produkt të përcaktuar të shërbimit telefonik, pamundësia për të bërë thirrje duke përdorur para-zgjedhjen për lloje të caktuara numrash);
  • Nivelet e cilësisë të ofruara nga operatorë të ndryshëm.

Ofruesit aktivë të këtij shërbimi janë :

  1. Telekom Albania
  2. Vodafone Albania
  3. Albtelecom

Sipërmarrësit që ofrojnë shërbim telefonik të lëvizshëm kanë detyrimin të publikojnë tarifat e shërbimeve dhe të mundësojë informimin e publikut edhe nëpërmjet aksesit në distancë, duke bërë të mundur krahasimin e tarifave të disponueshme për thirrjet zanore, SMS dhe MMS.

Përdoruesit e shërbimit telefonik të lëvizshëm mund të zgjedhin paketen më të leverdisshme ndërmjet operatorëve që e ofrojnë këtë shërbim, duke u orientuar në guiden e mëposhtme:

Tarifat e telefonisë së levizshme

 

 

 

 

 

Leave a reply