Si të Zgjedhim?

Vendimi për të kontraktuar shërbimin e qëndrueshëm telefonik duhet të rezultojë nga një zgjedhje e vetëdijshme  dhe pas një informacioni të plotë mbi këtë shërbim.
Kur vendosni, duhet të keni në konsideratë faktorë të tillë si:

  • Nevojat tuaja në përdorimin e shërbimit: bërjen e thirrjeve lokale, kombëtare, ndërkombëtare, transferimin e thirrjeve, dërgimin e mesazheve, etj.
  • Llojin e konsumit tuaj: nëse do të përdorni vetëm këtë shërbim, ose më shpesh, në periudha të caktuara të një dite apo të një jave, veçanërisht nëse thirrjet tuaja do të jenë në numra të caktuara; nëse ju dëshironi të kufizoni konsumin në një vlerë të caktuar; nëse dëshironi të paguani vetëm për shërbimin që ju përdorni, etj…
  • Tarifat më të përshtatshme: planet tarifore që janë më të përshtatshme për përdorimin e shërbimit në kohë të caktuara të ditës,
  • Shpenzimet që lidhen me instalimin dhe përdorimin e shërbimit: të gjitha llojet e tarifave për përdorim dhe mirëmbajtje, tarifat periodike të qerave, si edhe të dhëna për  ndonjë ulje;
  • Mbulimi i shërbimit: nëse shërbimi është i disponueshëm kur ju dëshironi ta përdorni atë;
  • Shërbimet kryesore përfshirë edhe reklamat, të cilat janë të disponueshme: për shembull, disponueshmëria për të bërë dhe marrë thirrje ndërkombëtare dhe aksesi për shërbimet e emergjencës dhe shërbime të tjera, përfshirë identifikimin e linjës nga vjen thirrja dhe linjës që shkon, shërbimet e operatorit, numeratorët, shërbimi i kërkimit të të dhënave në numerator, veç thirrjeve selektive;
  • Pajisjet që duhen për shërbimin: Ju duhet të kontrolloni çfarë karakteristikash duhet të kenë pajisjet, duke marrë në konsideratë mënyrën e përdorimit të shërbimit.;
  • Ndonjë kufizim në aksesin e përdorimit të shërbimit: që rezulton, në veçanti nga verifikimi paraprak i kushteve teknike të nevojshme për ofrimin e shërbimit (p.sh.pamundësia për akses Interneti në regjistrimin për një produkt të përcaktuar të shërbimit telefonik, pamundësia për të bërë thirrje duke përdorur para-zgjedhjen për lloje të caktuara numrash);
  • Nivelet e cilësisë të ofruara nga operatorë të ndryshëm: Perdoruesit e sherbimit te telefonise fikse mund te zgjedhin paketen me te leverdisshme ndermjet operatoreve qe e ofrojne kete sherbim, duke u orientuar ne guiden e meposhtme.
  • Tarifat e telefonisë fikse

 

 

 

Leave a reply