Cilësia e shërbimit

Informacioni mbi cilësinë e shërbimit

Së bashku me çmimin, cilësia e shërbimit është një element thelbësor për konsumatorin kur zgjedh një shërbim ose një ofrues shërbimi.
Në të njëjtën kohë cilësia e shërbimit varet nga karakteristikat teknike të pajisjes fundore, nga lloji i teknologjisë së aplikuar dhe nga elementët e rrjetit.
Për të gjetur ofertën që i plotëson pritshmëritë e tij, konsumatori duhet të informohet jo vetëm për ҫmimet, por edhe për cilësinë aktuale të këtyre shërbimeve

Informacioni që duhet të përmbajë kontrata e pajtimit

Kontrata duhet të përmbajë qartë  nivelet e cilësisë së shërbimit që sipërmarrësi merr përsipër të sigurojë për përdoruesin, d.m.th. minimumi i niveleve të cilësisë së shërbimit që çon në pagesën e kompesimit ose të rimbursimit kur nuk sigurohet cilësia e duhur.
Veç përcaktimit të kohës maksimale të lidhjes së shërbimit nga sipërmarrësi, e cila duhet të përfshihet në kontratë , AKEP sugjeron që sipërmarrësit duhet të përfshijnë tregues të caktuar të cilësisë në kontratën e pajtimit.

Shiko me tepër: Informacioni mbi cilësinë e shërbimit

 

 

 

Leave a reply