Roaming ndërkombëtar

Informacion i përgjithshëm

Duke përdorur roaming ndërkombëtar, një përdorues i shërbimeve të komunikimeve të lëvizshmë mund t’i përdorë shërbimet gjatë udhëtimit nëpër botë, duke bërë dhe marrë thirrje, dërguar dhe marrë mesazhe (SMS), dërguar dhe marrë të dhëna të tjera (si MMS dhe Internet) dhe të ketë akses për kërkesa të tjera për shërbimin, duke përdorur rrjetin telefonik të lëvizshëm të një a më shumë ofruesve që operojnë në vëndet ku ke shkuar. Në këtë mënyrë, me roaming ndërkombëtar është e mundur të përdorni telefonin tuaj nëpër botë pa ndryshuar numër.

Shërbimet e ofruara me roaming, që përfshijnë shërbimin telefonik të lëvizshëm, janë zakonisht më të shtrenjta.

Përdoruesit shpesh janë të pandërgjegjësuar për rregullat e tarifave specifike të aplikuara për roaming: që ata tarifohen për thirrjet që ata marrin kur janë jashtë vendit dhe përdorin roaming dhe gjithashtu për thirrjet që marrin në postën zanore të tyre.

Roaming në kufi

Përdoruesit e rrjetit kombëtar të lëvizshëm pranë zonës së kalimit të kufirit nganjëherë, padashur  e gjejnë veten  duke përdorur roaming në kufi, kur ata e përdorin telefonin e tyre për të bërë dhe marrë thirrje, thirrje-video, ose dërgim dhe marrje SMS apo MMS.
Në të tilla raste përdoruesit gjejnë që janë tarifuar me tarifat roaming nga sipërmarrësit e vëndit të tyre, që janë zakonisht më të shtrenjta se ato të aplikuara në vend, dhe gjithashtu mund të jenë tarifuar edhe për marrjen e thirrjeve.
Një situatë e tillë e roaming mund të rezultojë nga faktorë të ndryshëm, përfshirë dhe problemet sporadike në mbulimin e shërbimit ose boshllëqeve momentale në rrjet. Megjithatë, është e pamundur të parandalohen dukuritë e roaming të padëshirueshëm, dhe prandaj përdoruesit duhet të jenë të informuar mbi këtë çështje dhe të jenë të informuar për masat që mund të merren për t’i parandaluar këto fenomene.
Aktivizimi i roaming mund të zbulohet nëpërmjet identifikimit të rrjetit të sipërmarrësit të huaj, marrjen e mesazheve të mirëseardhjes ose mesazhet e informimit mbi tarifat e roaming të cilat sipërmarrësi kombëtar është i detyruar të dërgojë kur përdoruesit i fillon roaming.

Për të bllokuar roaming e padëshirueshëm, përdoruesit duhet të kontaktojnë sipërmarrësit e tyre për të mësuar nëse shërbimi roaming është aktiv dhe çfarë veprimesh duhen ndërmarrë për ta deaktivizuar përfundimisht apo përkohësisht, ose manualisht të selektojë rrjetin e sipërmarrësit kombëtar.

Për roaming Ballkani Perëndimor kliko këtu 

 

Leave a reply