Portabiliteti

Portabiliteti është ndryshimi i sipërmarrësit të ofrimit të shërbimit duke ruajtur të njëjtin numër.

A mund të ndryshohet sipërmarrësi i ofrimit të shërbimit?

Ju mund të ndryshoni sipërmarrësin e ofrimit të shërbimit, por në disa raste do të jeni të detyruar t’i paguani kompensim operatorit që largoheni. Kjo do të varet nga lloji dhe kushtet e kontratës. Në rast dyshimi pyeteni operatorin që planifikoni të largoheni.

Duhet bërë kujdes që gjatë lidhjes së kontratës me operatorin e ri të përmbushen të gjitha pritshmëritë tuaja në lidhje me shërbimet e ofruara, tarifat dhe kohëzgjatjen e kontratës. Kontratat e lidhura ndërmjet konsumatorëve dhe sipërmarrësve të shërbimeve të komunikimeve elektronike nuk duhet të detyrojnë lidhjen e kontratës me një afat fillestar prej më shumë se 24 muaj. Sipërmarrësit kanë detyrimin t’u ofrojnë përdoruesve mundësinë e lidhjes së kontratës me afat maksimal 12 muaj.

A mund të mbani të njëjtin numër me ndryshimin e operatorit?

Po, por me kusht që të mbeteni në të njëjtën zonë telefonike.
Ju duhet të bëni një marrëveshje me operatorin tuaj të ri dhe të nënshkruani një autorizim duke treguar dëshirën tuaj për të mbajtur numrin dhe duke bërë të mundur që operatori juaj i ri të ndërmarrë hapat e nevojshëm me operatorin tuaj të mëparshëm. Përpara largimit, ju duhet t’i paguani të gjitha detyrimet operatorit të mëparshëm.
Ky shërbim i portimit të numrit është falas.

 

Leave a reply