Ndryshimi i operatorit të shërbimit-Portabiliteti

Portabiliteti është ndryshimi i sipërmarrësit të ofrimit të shërbimit duke ruajtur të njëjtin numër.

A mund të ndryshohet sipërmarrësi i ofrimit të shërbimit?

Ju mund të ndryshoni sipërmarrësin e ofrimit të shërbimit, por në disa raste do të jeni të detyruar t,i paguani kompensim operatorit që largoheni. Kjo do të varet nga lloji dhe kushtet e kontratës.. Në rast dyshimi pyeteni operatorin që planifikoni të largoheni.

Bëni kujdes që gjatë lidhjes së kontratës me operatorin e ri të përmbushen të gjitha pritshmëritë tuaja në lidhje me shërbimet e ofruara, tarifat dhe kohëzgjatjen e kontratës. Kontratat e lidhura ndërmjet konsumatorëve dhe sipërmarrësve të shërbimeve të komunikimeve elektronike nuk duhet të detyrojnë lidhjen e kontratës me një afat fillestar prej më shumë se 24 muaj. Sipërmarrësit kanë detyrimin t’u ofrojnë përdoruesve mundësinë e lidhjes së kontratës me afat maksimal 12 muaj.

A  mund të mbani të njëjtin numër me ndryshimin e operatorit?

Po. është e mundur të ndryshoni operator dhe të mbani të njëjtin numër.
Megjithatë, duhet ta ndryshoni kartën SIM dhe ta merrni atë nga operatori juaj i ri (mos harroni të ruani ndonjë informacion që gjendet në kartën tuaj të vjetër SIM).
Më poshtë jepen 10 gjërat që duhet të dini për të bartur numrin tuaj:

  1. Informohu mbi të gjitha ofertat e ofruesve të shërbimit dhe zgjidh atë që është më e mira për ty.
  2. Lexo me kujdes kontratën me ofruesin e shërbimit aktual, për të kërkuar nenet e përfundimit të kontratës ose për kushtet e ndërprerjeve në raste të veçanta.
  3. Nëse përdorni një kartë të parapaguar, krediti i mbetur nuk mund të trasferohet.
  4. Plotësoni kërkesën standarte për bartjen e numrit, e cila është e vlefshme edhe tek një nga zyrat e pranimit të ofruesit të shërbimit.
  5. Plotësoni me kujdes kërkesën për bartjen e numrit. Nëse ju nuk plotësoni të dhënat e kërkuara, sistemi do ta refuzojë atë.
  6. Plotësoni kërkesën e bartjes së numrit në zyrën e ofruesit të shërbimit ku e keni marrë atë, ose telefononi Shërbimin e Klientit për të mësuar ku mund ta plotësoni kërkesën për bartjen e numrit (nëse ju e keni shkarkuar atë nga interneti).
  7. Ju duhet të plotësoni kërkesën standarte për bartjen e numrit tek operatori marrës, bashkë me një kopje të kartës së identitetit dhe një kopje të faturës së fundit të lëshuar nga operatori dhënës. Nëse ju dërgoni një person tjetër, duhet ta pajisni me prokurë apo autorizim.
  8. Caktoni me operatorin tuaj datën që ju dëshironi të bartni numrin – në kushte normale, 3 ditë pune nga data e plotësimit, por jo më shpejt se dita e tretë dhe jo më shumë se 90 ditë pune.
  9. Operatori marrës do t’ju kontaktojë për të njoftuar rregullat dhe datën e saktë kur do të bartet numri dhe kur duhet të shkoni për të firmosur kontratën. Shërbimi do të ndërpritet për afersisht 6 orë për të mundësuar operatorin të kryejë bartjen. Ndërkohë, ju nuk do të keni mundësi  të merrni apo të bëni thirrje telefonike. Nëse ju dëshironi për të bartur një numër telefoni fiks, ju duhet të qëndroni në shtëpi për kohën e caktuar me operatorin. Nëse dëshironi të bartni një numër telefoni të lëvizshëm, ju duhet të shkoni tek një nga zyrat e operatorit marrës për të marrë një SIM kartë të re, me të njëjtën numër telefoni.
  10. Mos dërgoni kërkesa për bartjen te shumë operatorë! Zgjidhni një operator marrës dhe plotësoni kërkesën vetëm tek operatori përkatës.

 

 

Leave a reply