Shërbimi i akses internetit – Si të zgjedhim?

Zgjedhja e shërbimit të aksesit në Internet

Vendimi për të kontraktuar shërbimin e aksesit në Internet duhet të rezultojë nga një zgjedhje e vetëdijshme  dhe pas një informacioni të plotë mbi këtë shërbim.

Kur vendosni, duhet të keni në konsideratë faktorë të tillë si:

  • Nevojat tuaja në përdorimin e shërbimit: janë përcaktuese në zgjedhjen e shërbimit më të përshtatshëm, veçanërisht në zgjedhjen e aksesit të lëvizshëm apo të qëndrueshëm të Internetit. Si rregull i përgjithshëm, aksesi fiks është më i shpejtë dhe më  i sigurt se aksesi i lëvizshëm,gjithashtu siguron kapacitet më të madh për doënload-ime të përmbajtjes kënaqshëm. Nga ana tjetër, aksesi i lëvizshëm ofron më shumë fleksibilitet, që mund të përdoret në çdo kohë dhe në çdo vend, duke ju përgjigjur në këtë mënyrë nevojave në lëvizje;
  • Llojin e konsumit tuaj: nëse ju kërkoni përdorimin e këtij shërbimi pa kufizime të trafikut; nëse ju dëshironi të përdorni shërbimin, vetëm, ose më shpesh gjatë periudhave të caktuara të ditës ose të javës; nëse ju preferoni të kufizoni shërbimin tuaj vetëm në një vlerë të kufizuar ; nëse dëshironi të paguani vetëm për atë që ju përdorni, etj.;
  • Tarifat më të përshtatshme: planet tarifore që janë më të përshtatshme për përdorimin e shërbimit në kohë të caktuara të ditës, javës; tarifat më të leverdishme kur përdorimi i shërbimit është i palimituar; paketat e minutave, me kushte fleksibël të përdorimit, etj.;
  • Shpenzimet që lidhen me përdorimin e shërbimit: të gjitha llojet e tarifave për përdorim dhe mirëmbajtje, tarifat periodike të qerave, si edhe të dhëna për  ndonjë ulje;
  • Mbulimi i shërbimit: nëse shërbimi është i disponueshëm në zonat që ju dëshironi ta përdorni atë; Ofruesit e aksesit në Internet duhet të sigurojnë informacion mbi mbulimin me shërbim, si dhe referimet përkatëse se ku mund të sigurohet informacioni më i fundit. Ky informacion duhet të publikohet dhe përgatitet në një formë të qartë dhe të kuptueshme, me shkrim, në pikat tregtare të ofruesit të shërbimit dhe agjentëve, partnerëve të tij si dhe në ëebsite-et e tyre, si dhe duhet të jetë pa pagesë në të gjitha pikat tregtare.
  • Nivelet e cilësisë në termat e shpejtësisë maksimale dhe mesatare të akses Internetit: Çdo referim për nivelet e cilësisë duhet të shoqërohet me shënimin që shpejtësia e ofruar nuk mund jetë e njëjtë për të gjitha llidhjet gjatë gjithë kohës dhe që shpejtësia aktuale varet nga niveli i përdorimit të rrjetit dhe shërbimi te i cili është lidhur pajtimtari. ofruesi i Internetit mund t’ju japë vetëm një shpejtësi maksimale për lidhjen tuaj. Kjo do të thotë që shpejtësia e reklamuar do të arrihet vetëm në kushte optimale.
  • Nivele të tjera të cilësisë të ofruara nga ofrues të ndryshëm të shërbimit;
  • Pajisjet që duhen për shërbimin: Ju duhet të kontrolloni çfarë karakteristikash duhet të kenë pajisjet, duke marrë në konsiderate nevojat tuaja dhe mënyrën e përdorimit të shërbimit. Aktualisht shërbimi i aksesit në Internet është shumë i thjeshtë  dhe i mundshëm për pjesën më të madhe të popullsisë. Në rastin e aksesit fiks, është e mjaftueshme të kesh një linjë telefoni të instaluar dhe modem-in e kërkuar. Në rastin e aksesit në Internet të lëvizshëm, është e nevojshme të kesh një kompjuter portabël ose pajisje me kartë rrjeti valor.

Ofruesit e këtij shërbimi

Perdoruesit e shërbimit të internetit mund të zgjedhin paketën më të leverdisshme ndërmjet operatorëve qëe ofrojne këtë shërbim, duke u orientuar në guidën e mëposhtme”.

 

 

 

 

Leave a reply