Shërbimi i akses internetit – Roaming ndërkombëtar

Informacion i përgjithshëm

Duke përdorur roaming ndërkombëtar, një përdorues i shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme mund t’i përdorë shërbimet gjatë udhëtimit nëpër botë, duke bërë dhe marrë thirrje, dërguar dhe marrë mesazhe (SMS), dërguar dhe marrë të dhëna të tjera (si MMS dhe Internet) dhe të ketë akses për kërkesa të tjera për shërbimin, duke përdorur rrjetin telefonik të lëvizshëm të një a më shumë ofruesve që operojnë në vëndet ku ke shkuar. Në këtë mënyrë, me roaming ndërkombëtar është e mundur të përdorni kompjuterin tuaj portabel kur jeni jashtë vendit.

Shërbimet e ofruara me roaming, që përfshijnë shërbimin e akses Interentit, janë zakonisht më të shtrenjta.  

Eshtë e rëndësishme që përdoruesit të jenë të informuar se mund të jenë të tarifuar për aksesin e e-mail-eve të tyre, dhe kërkim  të thjeshtë në internet, shikim dhe download-im të skedarëve (imazhe, muzikë, video ose filma). Madhësia (në byte) e të dhënave të tilla ose skedarëve është e rëndësishme për kushtet e faturimit.

Roaming në kufi

Përdoruesit e rrjetit kombëtar të lëvizshëm pranë zonës së kalimit të kufirit nganjëherë, padashur  e gjejnë veten  duke përdorur roaming në kufi, kur ata përdorin kompjuterat e tyre portabël.

Në të tilla raste përdoruesit gjejnë që janë tarifuar me tarifat roaming nga sipërmarrësit e vëndit të tyre, që janë zakonisht më të shtrenjta se ato të aplikuara në vend, veçanërisht për akses Interneti.

Një situatë e tillë e roaming mund të rezultojë nga faktorë të ndryshëm, përfshirë dhe problemet sporadike në mbulimin e shërbimit ose boshllëqeve momentale në rrjet. Megjithatë, është e pamundur të parandalohen dukuritë e roaming të padëshirueshëm, dhe prandaj përdoruesit duhet të jenë të informuar mbi këtë çështje dhe të jenë të informuar për masat që mund të merren për t’i parandaluar këto fenomene.

Për të bllokuar roaming e padëshirueshëm, përdoruesit duhet të kontaktojnë sipërmarrësit e tyre për të mësuar nëse shërbimi roaming është aktiv dhe çfarë veprimesh duhen ndërmarrë për ta deaktivizuar përfundimisht apo përkohësisht, ose manualisht të selektojë rrjetin e sipërmarrësit kombëtar.

Leave a reply