AKEP, kompetencat dhe përgjegjësitë

AKEP – mbikëqyr, kontrollon dhe monitoron veprimtaritë e sipërmarrësve të rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
AKEP – mbikëqyr respektimin e kërkesave të ligjit për tarifat e shërbimeve të komunikimeve elektronike të disponueshme për publikun dhe merr masat e nevojshme rregullatore në zbatim të ligjit.
AKEP – krijon, mirëmban dhe përditëson bazën e të dhënave elektronike për sektorin e komunikimeve elektronike dhe siguron që këto të dhëna, në formë informacioni, t’i bëhen të vlefshme publikut, në përputhje me rregullat për informimin publik dhe të ruajtjes së konfidencialitetit.
AKEP – nxit konkurrencën efiçente për sigurimin e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike, facilitetet shoqëruese dhe shërbimet e tjera, edhe :

  • për t’u krijuar mundësinë çdo kategorie përdoruesish të shërbimeve të komunikimeve elektronike, përfshirë edhe përdoruesit me nevoja të veçanta, që kundrejt tarifave në çdo rast jo më të larta se tarifat mesatare të vendeve të BE-së, mbi bazën e përzgjedhjes të përfitojnë maksimalisht shërbime alternative, cilësore dhe në përputhje me standardet e miratuara nga AKEP-i;
  • për të mbrojtur interesat e përdoruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike, për të mbrojtur të dhënat personale dhe privatësinë e përdoruesve.
Leave a reply